REKOMANDIME PËR QYTETARËT PËR MBROJTJE NGA NDOTJA E AJRIT 27.12.2018


Pas marrjes së lajmërimit nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor për tejkalimin e vlerës së grimcave PM10 në ajër mbi 100 mg / m3 gjatë dy ditëve rresht të paktën në dy stacione matëse në Shkup, Kryetari i Shkupit shpall rekomandimet e mëposhtme për qytetarët:

 

 

  • Të shmanget përdorimi i automjeteve, aq sa është e mundur, dhe në qoftë se përdoren automjetet  të organizohen më shumë njerëz në një automjet;
  •  të përdoret transporti publik;
  • herët në mëngjes dhe natën vonë të shmanget ekspozimi afatgjatë në ambient të hapur;
  • për ngrohje të shtëpive të mos përdoren materialet e mbeturinave, vajet djegëse të makinave, mbeturina të ngjyrosura të drurit, stiropor, ambalazhë PET, goma dhe materiale tjera sintetike;
  • të përdoret dru i thatë dhe i pastër i pastruar nga dheu dhe mbeturina tjera;
  • stufat e drurit duhet të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit;
  • rregullisht të pastrohen oxhaqet
  • të shtyhen të gjitha aktivitetet në ambient të hapur;
  •  të respektohet ndalesa për  shpërndarjen e mallrave në pjesën qendrore gjatë periudhës në përputhje me lejet e lëshuara nga Qyteti i Shkupit.

 

Këto rekomandime kryetari i Qytetit të Shkupit i publikon në përputhje me rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotësve në ajër dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat qëllimore dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 183 e 14/12/2017) në të cilën është përcaktuar pragu i informimit të grimcave të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra (tejkalimi i vlerës prej 100 mg / m3, gjatë dy ditëve rresht në të paktën dy stacione matëse në Qytetin e Shkupit) dhe Lajmërimit të marrë për tejkalimin e pragut të informomit nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.