ARGËTIM MUZIKOR ME SALSA BEND NË “VINTERLEND” 27.12.2018

Prej 15 dhjetorit deri më 31 dhjetor, Qyteti i Shkupit për qytetarët në kryeqytet  përgatiti një sërë përjetimesh  dhe argëtim të paharruar për festat e Vitit të Ri në vendbanimin e Vitit të Ri "VINTERLAND" në sheshin "Maqedonija".


Në prag të festës së Vitit të Ri, java e ardhshme është një mundësi e mirë për ta vizituar Vinterlandin dhe për t'u kënaqur me atmosferën e Vitit të Ri me shumë përmbajtje zbavitëse dhe program të pasur kulturor dhe argëtues.

Për adhuruesit e sporteve të dimrit, është vendosur patinazhi falas "BE për ty".

Pjesa programore sot fillon në orën 18:00 me shfaqjen e korit të SHMQSH "Pance Karagjozov" dhe artistëve të rrugës dhe prej 19:30 deri në 20:00 do të mbahet një gara për përpunimin e skulpturave të drurit.

Mbrëmja muzikore nëVinterland fillon në orën 20 me tingujt latin të "Salsa bend".

Ejani dhe bëhuni pjesë e vendbanimit të Vitit të Ri "VINTERLEND".