FILLOI NDËRTIMI I PROJEKTIT TË RI NË BULEVARDIN BOSNJE DHE HERCEGOVINA 27.12.2018

 

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit filluan me ndërtimin e bulevardit të ri të projektuar "Bosnje dhe Hercegovina", në drejtim nga kryqëzimi i bulevardit "Sllovenia" dhe rrugës "Brigada Maqedonase e Kosovës", deri në kryqëzimin e rrugës "Butelska" dhe "Kemal Sejfulla."

Në fillimin e punimeve ndërtimore morën pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe komunës së Butelit Velimir Smilevski.

- Rruga ekzistuese "Bosnja dhe Hercegovina" është ndërtuar prej më shumë se 40 vite, asfalti nuk është ndërruar dhe është e gjerë vetëm 7 metra, dhe e njëjta do të shndërrohet në një bulevard të ri modern. Për shkak të çarjeve të konstatuara në sipërfaqen e korsive dhe dëmtimeve t ë rrugës , si dhe për shkak se është një magjistrale kryesore urbane që lidh komunën e Butelit me atë të Shuto Orizares, vendosëm se si njëra prej prioriteteve tona të jetë ndërtimi i bulevardit të ri të projektuar "Bosnja dhe Hercegovina". Ky bulevard do të jetë i gjatë rreth 1400 metra dhe i gjerë 40 metra. Bulevardi i ri do të ketë 3 korsi në të dy drejtimet, 5 metra rrip të gjelbër në mes, gjelbërim anësor, si dhe korsi për këmbësorë dhe për biçikleta në të dy anët, - tha kryetari Shilegov.

 

 

 

Për realizimin e këtij projekti kapital do të ndahen rreth 150 milionë denarë me TVSH të llogaritur.

- Angazhimi ynë është që Shkupi të fitojë imazhin e paramenduar. Rrallë here ndodh që në të njëjtën kohë në Shkup të ndërtohen dy bulevarde, dy korridore të reja të trafikut dhe për momentin paralelisht po ndërtohet faza e dytë e bulevardit të ri Hristijan Todorovski Karposh në Butel- theksoi Shilegov.

Kryetari Shilegov apeloi tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe ta adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë.

 

 

 

 

Kryetari i komunës së Butelit Smilevski iu falënderua kryetarit Shilegov për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe realizimin e këtyre dy bulevardeve të reja në territorin e Komunës.

Në kuadër të aktiviteteve të mëdha për rikonstruksionin e të gjitha rrugëve të dëmtuara me qëllim që të fitohet trafik i shpejtë, i sigurt dhe më efikas në qytetin tonë, në periudhën e kaluar filloi ndërtimi dhe rikonstruksioni i më shumë rrugëve dhe bulevardeve, ndër të cilat: rikonstruksioni i bulevardit Aradhat Partizane në Vllae, faza e dytë e projektit për ndërtimin e bulevardit Hristijan Todorovski Karposh në Butel, si dhe rikonstruksioni i rrugës Aco Shopov. Në periudhën në vijim do të fillojë rikonstruksioni i rrugëve Bradfordska dhe Londonska në Karposh.