ARGËTIM MUZIKOR ME GRUPIN PEPERMINT NË "VINTERLEND" 27.12.2018

Nga 15 dhjetori deri më 31 dhjetor, Qyteti i Shkupit për qytetarët në kryeqytet ka përgatitur përjetime dhe argëtime të paharrueshme për festat e Vitit të Ri në vendbanimin e Vitit të Ri "VINTERLEND" në sheshin "Maqedonia".

Në prag të festës së Vitit të Ri, java ardhshme është një mundësi e mirë për të vizituar “Vinterland” dhe për t'u kënaqur në atmosferën e Vitit të Ri me shumë përmbajtje zbavitëse dhe program të pasur kulturor - argëtues.

Pjesa programore fillon sot në orën 18:00 me shfaqjen e korit të SHMQSH "Pançe Arsovski" dhe artistëve të rrugës, ndërsa prej orës 19:30 deri në 20:00 do të mbahet gara në punimin e  skulpturave të drurit.

Ahengu i mbrëmjes muzikore në Vinterland fillon në orën 20 me performancën e grupit muzikor "Pepermint".


Ejani dhe bëhuni pjesë e vendbanimit të Vitit të Ri "VINTERLEND".