AKTIVITETET PËR REGJISTRIMIN DHE EVIDENTIMIN E PERSONAVE FIZIKË TË CILËT OFROJNË SHËRBIME TË AKOMODI 27.12.2018

 

Me iniciativë të Sektorit për zhvillim ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit dje në sallën e vogël të Këshillit të Qytetit të Shkupit u mbajt takim pune e të gjitha institucioneve relevante për ndërmarrjen e aktiviteteve për regjistrimin dhe evidentimin e personave fizikë që ofrojnë shërbime për akomodim në përputhje me Ligjin për veprimtari hotelierike .

 


Sipas të dhënave me të cilat disponon Qyteti i Shkupit, shumë persona fizikë që ofrojnë shërbime të akomodimit nuk janë të regjistruar.

 

 

Në takimin e punës morën pjesë përfaqësues të Sektorit për ZHEL të Qytetit të Shkupit dhe Inspektoratit të Qytetit, nga Sektori për turizëm dhe hotelieri nga Ministria e ekonomisë;  nga Inspektorati i tregut; nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, nga Ministria e punëve të brendshme, si dhe përfaqësuesit e komunave nga Sektorët për zhvillimin ekonomik lokal.

Qëllimi i kësaj iniciative nga Qyteti i Shkupit është harmonizimi i dispozitave ligjore dhe procedurave për regjistrimin e personave fizikë që menaxhojnë me kapacitetet e akomodimit, si dhe sjelljen e rendit në evidentimin e mysafirëve që qëndrojnë në këto kapacitete akomodimi.

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë aktivitetet konkrete edhe në periudhën e ardhshme dhe do të punojë së bashku me të gjitha palët për ta rregulluar dhe gjetur një zgjidhje optimale për këtë çështje.