RIKONSTRUKTIMI I PARKUT GRUAJA LUFTËTARE 22.5.2017

   
         
   

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe drejtor i NP "Parqet dhe gjelbërimi" Dushan Aviroviq, sot /16.03.2017, e enjte/ inspektuan punimet për rikonstruksionin e parkut Gruaja luftëtare.

- Ekipet e Qytetit të Shkupit janë duke punuar intensivisht në rregullimin hortikulturor të sipërfaqeve të gjelbra publike të parkut Gruaja luftëtare. Bëhet fjalë për rinovimin e sipërfaqes publike të gjelbër prej rreth 7.000 metra katrore, ku bari i vjetër do të zëvendësohet me bar të ri. Për herë të parë në këtë gjelbërim do të vendoset sistemi i ujitjes me 135 spërkatëse, 1,000m sistem pikë pas pike, rrjeti kryesor i ujësjellësit prej 850 metra dhe 35 hidrante për ujitjen e gjelbërimit. Deri tani gjelbërimi në këtë park bëhej me dorë. Shpresoj se me sistemin e ri të ujitjes do të ketë bar të gjelbër vazhdimisht në park, gjë e cila do të kontribuojë për një ambient më të bukur në të. Në park janë zëvendësuar pajisjet e vjetra urbane dhe të dëmtuara me të reja. Siç shihni në park janë të rregulluara edhe shtigjet, dhe veçmë janë instaluar 55 drita që do të ndriçojnë drurët. Gjithashtu do të vendoset edhe ndriçimi i ri me 45 shtylla dekorative për ndriçim me lartësi prej 4.4 metrash, ku do të montohen drita prej 70 vati. Në  Park do të ndërtohen edhe tri çeshme për ujë të pijshëm dhe shpresoj se pas rindërtimit të tij do ta bëjmë atë një vend më të këndshëm për qytetarët - tha kryetari Trajanovski.

Në rregullimin hortiklutror punojnë ekipet e NP”Parqet dhe gjelbërimi”, ndërsa për realizimin e këtij projekti nga Buxheti i Qytetit të Shkupit do të ndahen rreth 5.000 milionë denarë.