SË SHPEJTI ASFALT TË RI EDHE PËR RRUGËN LJUBLJANSKA 5.6.2019

 

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit po riparojnë rrugën Ljubljanska në komunën e Karposhit, e cila është një nga rrugët më të frekuentuara në këtë pjesë të qytetit. Sot, kryetari Petre Shilegov dhe kryetari i Komunës së Karposit, Stefan Bogoev, inspektuan punimet e ndërtimit në këtë rrugë.

 

 

 

- Rrugën Lubjanska do ta riparojmë përgjatë gjithë gjatësisë së saj në gjithsej  441 metra, nga udhëkryqi me bulevardin Ilinden deri te udhëkryqi me bulevardin Aradhat partizane. Për punimet ndërtimore Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth gjashtë milionë denarë. Është e rëndësishme të theksohet se rindërtimi në këtë rrugë është planifikuar të përfundojë brenda 20 ditëve, dhe pastaj ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" do t'i riparojnë trotuaret përgjatë rrugës. Nëse merret parasysh edhe gjelbërimi që do të ngrisim në këtë rrugë, kjo pjesë e qytetit do të bëhet vend shumë më i këndshëm për jetesë - tha kryetari Shilegov.

 

 

 

Gjatë kësaj vere për rindërtim janë parashikuar disa rrugë dhe bulevarde që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, ndërsa po vijon depërtimi i tre bulevardeve që nuk kanë ekzistuar më parë. Për këtë arsye, Shilegovi kërkoi mirëkuptim nga qytetarët derisa të zgjasin punimet ndërtimore. Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor në këtë rrugë, dhe t'i përcjellin informatat mbi regjimin e përkohshëm të trafikut të cilat i publikon çdo ditë Qyteti i Shkupit.