NË BUXHETIN E QYTETIT PËR VITIN 2019 MË SHUMË PARA PËR MJEDISIN JETËSOR, GJELBËRIMIN DHE SOCIALEN 10.1.2019

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do ta shqyrtojë propozim-buxhetin për vitin 2019 dhe Planin për programet e zhvillimit për 2019-2021, respektivisht pjesën zhvillimore të Buxhetit të Qytetit të Shkupit.

Me propozim-buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019, propozohet një shumë maksimale prej 6.5 miliardë denarë e të ardhurave totale dhe të hyrave tjera. Në mjetet e planifikuara gjithashtu hyn edhe një pjesë e tepricës së të ardhurave të realizuara nga vitet e mëparshme në vlerë prej 1 miliard e 21 milionë denarë. 

Në strukturën e të ardhurave totale të planifikuara, përqindja më e madhe e të ardhurave vjen nga të ardhrat tatimore me 38%, të ardhurat nga dotacionet me 25%, të ardhurat jotatimore me 7% dhe të ardhurat kapitale 8%.

Të ardhurat e planifikuara dhe hyrjet e tjera sipas buxheteve individuale nga të cilat përbëhet buxheti i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit për vitin 2019 është si më poshtë:

- Buxheti themelor - 4.4 miliard denarë;
- Buxheti i dotacioneve  - 1.6 miliardë denarë;
- Buxheti i aktiviteteve të vetëfinancimit - 304 milion denarë;
- Buxheti i donacioneve - 130 milion denarë;
- Buxheti i kredive - 10 milion denarë;

Projektet e propozuara në pjesën e shpenzimeve të Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2019 janë përgatitur në përputhje me prioritetet strategjike të Qytetit të Shkupit, me të cilat sigurohet realizimi efikas i kompetencave dhe përmbushja e nevojave të qytetarëve.


Në propozim-buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019, prioritet është mjedisi jetësor dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra.

Sipas propozim-buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2019 është planifikuar rritje e buxhetit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ku janë planifikuar 186 milionë denarë, që është gati 32% më shumë nga buxheti i vitit 2018, ku për këtë sektor ishin planifikuar 141 milionë denarë.

Buxheti i propozuar i Qytetit të Shkupit për vitin 2019 është përgatitur në përputhje me udhëzimet për përgatitjen e buxhetit të njësive të vetëqeverisjes lokale - Qarkorja buxhetore për vitin 2019, si dhe në përputhje me ndryshimet në Ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.

Të gjitha projektet programore të propozuara nga fusha të ndryshme në kuadër të kompetencave ligjore të Qytetit të Shkupit janë planifikuar me kujdes, ndërsa në drejtim për një mjedis më të shëndetshëm jetësor dhe krijimit të konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe me këtë përafrimin me politikat e Bashkimit Evropian dhe parimet e tij.

Rritje ka edhe në buxhetin për socialen, që propozohet të jetë 102 milionë denarë për vitin 2019, krahasuar me këtë vit, që arrinte në 78 milionë denarë. Ka rritje edhe në pjesën për ndërtimin e parqeve dhe ngritjen e gjelbërimit për mbi 50 milionë denarë. Në fushën e planifikimit urbanistik dhe hapësinor dhe rregullimin e tokës ndërtimore parashihen mjete në shumën prej 1.384.280 denarë për shpenzimet kapitale.

 

Buxheti i Qytetit të Shkupit paraqet planin vjetor të të ardhurave dhe hyrjeve të tjera dhe mjeteve të miratuara dhe përfshin buxhetin bazë, buxhetin e dotaacioneve, buxhetin e aktiviteteve të vetëfinancimit, buxhetin e donacioneve dhe buxhetin e kredive.