QYTETI I SHKUPIT DHE FAKULTETI I PYLLTARIT I LIROJNË DRUNJTË E ROBËRUAR 22.1.2019

 

 

Qyteti i Shkupit sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e pylltarisë, me të cilin përcaktohen me saktësi detyrimet e dy institucioneve në një pjesë shumë të rëndësishme të mbrojtjes së mjedisit – harta dhe lirimi i pemëve të bllokuara dhe rrënjëve të drurëve me materiale ndërtimore të vendosura gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore joprofesionalisht.

 - Ideja e nënshkrimit të këtij memorandumi buron nga hulumtimi i profesorit Sotirovski dhe ekipit të tij në kuadër të së cilit janë shenjuar rreth 500 lokacione në Shkup, ku me aktivitete ndërtimore të kryera në mënyrë jo të rregullt në të kaluarën janë betonuar pemët ose rrënjët e mbi 500 drurëve në vende të ndryshme në qytet. Në këtë drejtim Qyteti i Shkupit do ta heqë materialin ndërtimor në lokacionet e konfirmuara aty ku ai shkakton rrezik të dëmtimit të drurëve, gjithsesi pas inspektimit të kryer paraprakisht për konfirmimin e gjendjes faktike dhe përgjegjësinë për aktivitetet e kryera ndërtimore në mënyrë të parregullt  - tha në konferencën për media kryetari Shilegov.

Fakulteti i pylltarisë përveç hartës së lokacioneve ku ekziston rreziku i dëmtimit të drunjve, do të sigurojë edhe ndihmë profesioniste në trajnimin e personave përgjegjës të Qytetit të Shkupit, të cilët do të realizojnë drejtpërdrejt aktivitete në terren për largimin e materialeve ndërtimore.

 

 

 

 

- Do ta shfrytëzojë këtë mundësi për t'i ftuar kryetarët e komunave të Shkupit për vendosjen e bashkëpunimit me Fakultetin e pylltarisë me qëllim për t'i larguar këto gjëra të bëra gabimisht nga drurët e vendosur në zonat e gjelbra të cilat janë nën kompetencë të komunave dhe për ta parandaluar këtë situatë që të mos përsëritet më. Dua të theksoj se ky aktivitet për nga rëndësia është ndoshta më i madh se mbjellja e drunjve të rinj, sepse drunjtë e vjetër me kurora të zhvilluara luajnë rol shumë më të rëndësishëm në mjedisin jetësor se sa drunjtë e rinj të cilëve u nevojitet kohë për t'i zhvilluar kurorat e tyre - theksoi Shilegov.

Dekani i Fakultetit të pylltarisë, Kiril Sotirovski, e përshëndeti reagimin e shpejtë të Qytetit të Shkupit pas hulumtimeve të tyre dhe shprehu shpresën se ky aksion është vetëm fillimi i shumë aktiviteteve të përbashkëta për mbrojtjen dhe rinovimin e gjelbërimit në Shkup.

Kryetari Shilegov u bëri thirrje të gjithë banorëve të Shkupit, që së bashku ta mbrojmë dhe kujdesemi për gjelbërimin në qytetin tonë dhe për të kontribuar në sigurimin e një jete më të shëndetshme për të gjithë.