U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR BLERJEN E EKO AUTOBUSËVE TË RINJ NE SHKUP 1.2.2019

Kryetari Shilegov sot e nënshkroi Marrëveshjen me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRZH) për hua me vlerë 10 milionë euro për blerjen e autobusëve eko të rinj në gaz në Shkup. Për këtë qëllim do të sigurohet shtesë prej 1.8 milion euro nga NTP-Shkup edhe një grant prej 1.1 milion euro për bashkëpunimin teknik gjatë përgatitjes së projektit. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje fillon zyrtarisht procedura e prokurimit të këtyre autobusëve, e cila do të përmirësojë dukshëm funksionimin e transportit publik të udhëtarëve në kryeqytet.

 

- Kjo është blerja e parë e autobusëve për ndërmarrjen e transportit publik NTP Shkup pas 7 viteve që është periudhë relativisht e gjatë kohore, kur është fjala për rinovimin e NTP. Pres që deri në fund të këtij viti më së voni në fillim të vitit të ardhshëm në rrugët e Shkupit do të qarkullojnë autobusët e rinj në gaz ekologjik me CNG teknologjinë e gazit me standard Euro 6 të ndotjes. Këto autobusë do të i largojnë nga përdorimi autobusët e vjetër dhe të shkatërruar dizel të NTP,  me standard Euro 2, pa klimë dhe pajisje tjera. Pjesa më e madhe e autobusëve do të jenë me dysheme - dypjesësh, dhe pjesa tjetër do të njëpjesësh me dysheme të ulët. Këto autobusë kanë përparësinë e të pasurit kapacitet për të transportuar  pothuajse dy herë më shumë udhëtarë se sa autobusët dykatësh dhe udhëtarët më shpejtë hynë dhe dalin nga autobusët, me çka do të zvogëlohet koha e nevojshme për të arritur në një destinacion konkret në qytet, - tha Shilegov.

 

Ai shtoi se Vendimi për të blerë këtë lloj të autobusëve në Qytet e sollën pas udhëtimeve testuese të kryera në tre autobusë të ndryshëm të gazit dhe një autobus elektrik gjatë vitit të kaluar. Rezultatet e test-vozitjeve treguan se ky lloj i autobusëve janë ekologjik, me efikasitet energjetik dhe ekonomikisht të qëndrueshëm dhe pothuajse nuk e ndotin fare ajrin, shpenzimi i karburantit reduktohet në minimum dhe është relativisht i lirë për t'u mirëmbajtur.

 

- Në kuadër të bashkëpunimit teknik që na mundësoi BERZH, përveç përgatitjes profesionale gjatë prokurimit të autobusëve, do të punohet edhe në përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare të NTP, riorganizimin e transportit me autobus përmes një strategjie për ristrukturim dhe ndihmë qytetit në përgatitjen e planit aksional për qytet të gjelbër - tha Shilegov.

 

Shilegov theksoi se rinovimi i parkut vozitës e transportit publik të autobusëve në Shkup do të jetë një proces që do të zhvillohet në mënyrë sistematike dhe me kujdes.

- Sigurimi i mobilitetit urban të qëndrueshëm në qytet që do të përmbushë plotësisht nevojat e bashkëqytetarëve tanë mbetet prioritet që planifikojmë të mbetemi të përkushtuar edhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, jemi duke punuar për të përmirësuar kushtet që iofton NTP si shërbim për qytetarët, dhe si rezultat presim rritje në numrin e udhëtarëve që përdorin transportin publik. Kjo me siguri do të kontribuojë në uljen e bllokimeve të trafikut dhe, më e rëndësishmja, do të japë impakt serioz në reduktimin problemit shumëvjeçar me ndotjen e ajrit - theksoi Shilegov.

 

Qyteti i Shkupit punon vazhdimisht për krijimin e kushteve për një mjedis më të shëndetshëm jetësor, sepse qytetarët meritojnë ajër më të pastër dhe qarkullim më të shpejtë të trafikut, ndërsa me të gjitha ndryshimet e planifikuara në transportin publik të udhëtarëve, në afat të mesëm shkupjanët do t'i ndjejnë ndryshimet pozitive në këtë plan .