DEKLARATË DHE THIRRJE PËR SJELLJE DHE FESTIM SPORTIV 3.6.2019

Qyteti i Shkupit, kryetari Petre Shilegov dhe koordinatorët e të gjitha grupeve të këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit e përshëndesin arritjen e madhe dhe titullin e kampionatit evropian në hendboll të KH "Vardar".

Ata, të gjithë së bashku ftuan në pritje dhe kremtim dinjitoz të suksesit të hendbollistëve dhe në të njëjtën kohë shprehën mospajtim me rastet e izoluara që duan ta njollosin kremtimin.

“E dënojmë ashpër  dhe distancohemi nga çdo përpjekje për tifozllëk josportiv, përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit, si dhe parulla që ftojnë për dhunë dhe diskriminim ndaj cilit do grup apo individ. Gjithashtu, apelojmë tek organet kompetente shtetërore që të veprojnë në përputhje me normat ligjore me qëllim që të shmangen ngjarjet e mundshme negative që mund ta pengojnë rrjedhën pozitive të ngjarjes së sotme. Edhe një herë, shprehim urimet më të sinqerta për fitoren historike të "Vardarit" dhe urojmë këso suksese të reja sportive edhe në të ardhmen” - thuhet në deklaratën e përbashkët

Qyteti i Shkupit, duke pas parasysh suksesin e KH "Vardar", rëndësinë e suksesit dhe faktin që klubi i takon të gjithë qytetarëve të Shkupit dhe qytetarëve tjerë të vendit tonë, ky sukses sportiv është i përbashkët dhe duhet të na bashkojë në festimin e këtij rezultati historik.