JANË KONTROLLUAR NGA DY HERË TË GJITHA OBJEKTET INDUSTRIALE, JANË SHKRUAR KATËR DËNIME 21.1.2019

 

Sipas planit për punën e inspektorëve të mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit, janë kryer nga dy kontrolle të rregullta për të gjitha 40 instalimet që i nënshtrohen B-Lejes së integruar ekologjike, për të cilat Qyteti i Shkupit është kompetent.

- Në muajin dhjetor, inspektorët e autorizuar për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit, kryen matjet e kontrolleve të jashtëzakonshme të 4 instalimeve që i nënshtrohen B-Lejes së integruar ekologjike, dhe 4 subjekteve që i nënshtrohen Elaboratit për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Gjatë kontrolleve të inspektorëve të autorizuar për mjedisin jetësor me laborator deri tani është vërtetuar tejkalimi i vlerave kufitare për 4 instalacionet nën komeptencë të Qytetit të Shkupit dhe do të sanksionohen në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e mjedisit jetësor - u përgjigj Shilegovi dje në seancën për pyetje të këshilltarëve.

 

 

Përveç kësaj, Sektori i Inspektoratit solli edhe punën në ndërrime (kujdestari) që fillon nga ora 6 e mëngjesit, si dhe pas mesnate, deri në orët e hershme, dhe në fundjavë, me qëllim që të vërtetohet më saktësisht dhe më realisht ndotja e mundshme e ajrit ambiental .

Gjithashtu, kontrollet janë intensifikuar në vendet ku zhvillohen aktivitet ndërtimore, me theks të veçantë në pjesën qendrore të qytetit, si dhe në vende të tjera të mëdha ndërtimore në komunat e tjera, si dhe në territorin e Komunës së Aerodromit ku janë koncentruar më shumë aktivitete ndërtimore. Janë kontrolluar 51 vendndërtime dhe janë dorëzuar 8 dënime dhe procesverbale për larje të gomave, larja e rrugëve para vendndërtimeve dhe mbulimi i kamionëve që dalin nga vendndërtimet me cerada.

 

 

Në periudhën tetor-shkurt, kur ka rritje të ndotjes së ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit, bëhet kontrolli i përditshëm i vendndërtimeve.

Numri i dënimeve në 3-4 muajt e fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, pothuajse është dyfishuar. Është sjellë edhe ndërrimi i dytë dhe kontrollohet tërë territori i qytetit të Shkupit, me theks në pikat kritike. Është bërë edhe koordinimi me inspektoratet komunale për ta përforcuar kontrollin dhe koordinimin ndërmjet kujdestarëve komunal të qytetit dhe komunave.

 

 

Në aksion të koordinuar me MPB, inspeksionin e tregut dhe Komunën e Çairit, në kontinuitet bëhet kujdestari në Bit-Pazar çdo ditë pune dhe fundjavë nga ora 8.00 deri në 14.30, prej ku janë larguar shitësit ilegal nga bulevardi dhe janë hequr para tregut dhe para dyqaneve.

Është sjellë ndërrimi i dytë i kujdestarëve komunal së bashku me inspektorët komunal në rr. Maqedonia dhe sheshin Maqedonia. Në aksion të koordinuar, së bashku me Eko patrullën e higjienës komunale, është realizuar kujdestari nga ora 8.30 deri në orën 15.30 në pikat më kritike në të gjitha komunat e Qytetit të Shkupit. Gjithashtu, në aksion të koordinuar është kryer kujdestari në fundjavë në Vardarishte dhe në Parkun e qytetit në disa vende, ku qytetarëve fillimisht u është tërhequr vërejtje a disa janë dënuar për shkelje sipas ligjit për pastërtinë publike.