GRUPI “OFKESTRA” DO TA NGROH ATMOSFERËN NË SHESH NË NATËN E VITIT TË RI 22.1.2019

Një nga grupet më të njohura të Kosovës, grupi pank- rok “Ofkestra” për Vitin e Ri në Shkup do t'i këndojnë hitet e tyre më të mëdha. Më 31 dhjetor ata do të performojnë në sheshin "Maqedonia" me fillim nga ora 21:00, në ahengun e Vitit të Ri, organizuar nga Qyteti i Shkupit dhe Telekomi i Maqedonisë si mbështetës kryesor.

- Grupi “Ofkestra” I njohur mirë për publikun e Shkupit deri më tani disa here kanë performuar në Festivalet e Shkupit. Pas performancës së tyre, vijon performanca e legjendarëve Parni Valjak. Si parapërgatitje për Natën e Vitit të Ri, në Vinterlend po vazhdon programi muzikor dhe kulturor. Kjo pjesë e qytetit tashmë disa javë po jeton në euforinë e Vitit të Ri, diçka që qytetarëve u jep momente të këndshme me të afërmit dhe miqtë e tyre. Ka program për më të vegjëlit i cili ua zgjon atyre gëzimin fëmijëror. Këtë dhjetor Shkupi ta kujton qytetin që zgjon kujtime të vjetra dhe të bukura të Vitit të Ri. Në Vinterlend çdo ditë ka aktivitete të ndryshme për argëtim dhe rekreacion për bashkëqytetarët tanë, ndërsa gjatë fundjavës do të organizohen evenimente për të më të rinjtë, por edhe koncerte për të rriturit – tha në konferencën për media zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu.

Sezgin Curi, anëtar i grupit "Ofkestra", shprehu kënaqësinë që në natën e Vitit të Ri do të interpretojnë para publikut të Shkupit.

- Deri tani kemi kemi performuar disa herë në të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë, por kjo do të jetë performanca jonë më emocionuese. Është nder i madh për ne që të ndajmë skenën me legjendarët "Parni Valjak". Jemi të bindur se do të ketë aheng të mirë në qendër të Shkupit, prandaj i ftoj qytetarët të vijnë dhe të kënaqen me muzikën e mirë. Grupi ynë do të interpretojë këngë në gjuhën shqipe dhe angleze në stilin ska, pank dhe rok. Ne do të këngë autoriale, si dhe përpunime të hiteve të njohura botërore - njoftoi Curi.