QYTETI I SHKUPIT ME MBËSHTETJE TË FUSHATËS "PARKO NDËRGJEGJSHËM!" 30.1.2019

 

Sot, në SHMQSH "Josip Broz Tito", nxënësve të vitit të tretë, si pjesëmarrës të mundshëm të ardhshëm aktiv në trafik, iu prezantua projekti edukativ "Parko ndërgjegjshëm!", i cili do të realizohet në tri faza me kohëzgjatje prej katër muajve.       

- Qyteti i Shkupit e mbështet këtë fushatë edukative të NP ”Parkingu i Qytetit”, NP “PKQ” dhe Stacionit policor - Shkup që do të realizohet në të gjitha shkollat ​​e mesme. Me këtë projekt po punojmë për ngritjen e vetëdijes dhe kulturës për parkimin e përgjegjshëm, si dhe ngritjen e përgjithshme të ndërgjegjësimit të të gjithë pjesëmarrësve në trafik sa i përket respektimit të rregullave të trafikut. Grupi qëllimor i kësaj fushate edukative janë nxënësit e shkollave të mesme si pjesëmarrësit më të rinj në komunikacion në cilësinë e shoferëve të mjeteve motorike. Me këtë rast, do më lejoni të theksoj se për mua personalisht nxënësit e shkollave të mesme janë kategori veçanërisht e dashur e qytetarëve, sepse edhe vajza ime është në këtë moshë, kështu që shpesh flasim për këto tema në shtëpi - tha Shilegov.

 

 

Ai shtoi se ajo që është e rëndësishme ta dinë të gjithë si të dhënë është fakti se Qyteti i Shkupit për një kohë të gjatë ka mungesë të hapësirave të shënuara të parkimit dhe statistikat e bëra tregojnë se në Shkup kemi 9 deri në 10 automjete për një vend parkimi.

- Duke pasur parasysh këtë, si dhe problemin e ndotjes së ajrit, edhe ky problem  zgjidhet në plan afatgjatë. Paralelisht, me rritjen e numrit të vendeve të parkimit punojmë edhe në destimulimin e përdorimit të automjeteve motorike dhe nxitjen e përdorimit të transportit publik në mënyrë që të arrihet edhe mobiliteti i qëndrueshëm urban dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit në pjesën e trafikut. Prej këtu, parkimi i ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi ka rendësi të madhe për parandalimin e kaosit në trafik që qytetarët përballen çdo ditë sidomos në pjesën qendrore të qytetit - tha Shilegovi.

Me këtë fushatë, nxënësit e shkollave të mesme si ngasës fillestar të ardhshëm do të kenë mundësi të mësojnë se sa e rëndësishme është të mos i parkojnë automjetet në vendet e destinuara për njerëzit me aftësi të kufizuara, të mos parkohen në trotuare, në shtigjet për këmbësorë, shtigje biçikletash, dhe të ngjashme.

 

 

- Me këtë rast do të theksoj se, përveçse përmes fushatave të këtilla edukative në luftën kundër parkimit të parregullt, Qyteti i Shkupit gjatë vitit të kaluar arriti të vendos shtylla mbrojtëse që ppamundësojnë parkimin në trotuare dhe shtigjet për biçikleta në gjatësi totale prej mbi 4.000 metra. Është ngritur edhe niveli i vetëdijes dhe niveli i efikasitetit të Shërbimeve merimangë, për çka mund të konstatojmë lirisht se kemi vërejtur rezultate dukshëm më të mira në luftën kundër parkimit të papërgjegjshëm. Presim rend edhe më të madh pas futjes së Policisë komunale e cila në pjesën e përgjegjësive të saja do të mund të shqiptojë gjoba për parkim të parregullt në trotuare, shtigje për biçikleta dhe këmbësorë, shkatërrimin e gjelbërimit publik dhe të ngjashme - theksoi Shilegovi.

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të luftojë kaosin e trafikut, respektivisht do të punojë për të vendosur rendin në trafik në qytet. Në këtë luftë, do të jetë shumë e rëndësishme mbështetja nga institucionet e tjera si Ministria e punëve të brendshme dhe komunat tjera, por për të arritur qëllimin, më e rëndësishme është mbështetja që çdo qytetar mund të japë duke respektuar rregullat e trafikut.