PROGRAMI I AKTIVITETEVE NË FUSHËN E MBROJTJES SË MJEDISIT DHE NATYRËS NË TERRITORIN E SHKUPIT 29.1.2019

 

Në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, sot (9 janar 2019, e mërkurë) u mbajt prezantimi i Programit të aktiviteteve në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së natyrës në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019 me qëllim që të informohet opinioni me planin e masave që duhet të ndërmerren në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Në prezantim, me fjalime u paraqitën Nikola Naumoski, Udhëheqës i Sektorit për mbështetjen e Kryetarit, Liljana Onçevska Naxhinska dhe Nikola Jovanovski, ndihmës-udhëheqës në Sektorin për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit.

 

 

- Buxheti i vitit të kaluar i Qytetit të Shkupit për mjedisin jetësor ishte deri në atë kohë buxheti më i madh i dedikuar për këtë qëllim. Për vitin 2019 janë paraparë 186.2 milionë denarë, që është një rritje prej 30% nga viti i kaluar dhe tejkalon premtimin prej 3.5% të buxhetit të përgjithshëm kushtuar mjedisit jetësor i dhënë para zgjedhjeve të vitit 2017 - tha sot Naumoski.

 

 

 

Duke u nisur nga qëndrimi për ndërmarrjen e aktiviteteve gjithëpërfshirëse në drejtim të  sigurimit të mjedisit të shëndetshëm jetësor në qytetin e Shkupit, duhet theksuar se në këtë fushë, përveç Sektorit për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë përfshitë edhe sektorë të tjerë të administratës së qytetit. Sektori i çështjeve komunale ku janë përfshirë hapësirat e gjelbra, higjiena publike, menaxhimi me mbeturinat, zoologjia urbane, pastaj Sektori për ZHEL me Sekssionin për efikasitetin energjetik, Sektori Inspektorat me inspektorët e mjedisit jetësor, etj, si dhe sektorët të cilët në mënyrë indirekte përmes realizimit të aktivitetetve të veta ndikojnë në përmirësimin e mjedisit jetësor, për shembull Sektori për komunikacion, Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe të tjerë.

Dihet se qytetet janë motorët kryesorë të prosperitetit kombëtar dhe të rritjes ekonomike, pothuajse kudo në botë. Shkupi nuk është përjashtim në këtë dhe është motori kryesor i jetës ekonomike, por një situatë  e këtillë ndikon në cilësinë e mjedisit jetësor dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve.

 

 

 

Ndryshimi në mënyrën e jetës, migrimi i banorëve nga qytete dhe rajone të tjera në Shkup, si dhe migrimi ditor në Shkup, ku rreth 50,000 automjete hyjnë në qytet çdo ditë, kanë ndikim negativ në cilësinë e jetës në qytet dhe janë shkaku i trafikut të ngarkuar dhe ndotjes të madhe të ajrit, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Gjatë llogaritjes së kapacitetit ekologjik të qytetit, kemi llogaritur gjurmën ekologjike, e cila është 8.1 hektarë globale për kokë banori, kapaciteti biologjik është 2.05, ndërsa deficiti ekologjik  6.06gha / për kokë banori i cili është shumë më i madh se sa shumë qytete më të zhvilluara dhe të mëdha se Shkupi. Kjo, qytetin e bën të rrezikuar, sepse ekziston: rreziku i përmbytjeve, ka nivel të lartë të ujërave nëntokësore, ndarje jo të plotë të kanalizimit fekal dhe atmosferik, paraqitje të erozionit dhe rrëshqitje të dheut (Vodno dhe MZSH), paraqitje të valëve të nxehtit dhe ishuj të nxehtë në qytet, rrezik nga fatkeqësi teknologjike ....

 

 

Për shkak të të gjitha këtyre rreziqeve gjatë vitit të kaluar janë përgatitur: planet aksionale ekologjike për mjedisin jetësor, Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Plani aksional për gjendje të jashtëzakonshme, Kadastër i integruar i ndotësve të mjedisit jetësor, Regjistri i bunareve për ujëra nëntokësor, Studime të fizibilitetit për  reduktimin e rrezikut nga përmbytjet, Studime për vlerësimin e kapaciteteve ekologjike duke përdorur gjurmë ekologjike, Studim për ndryshimin klimatik  - Shkupi rezistues,  Studim për reduktimin e ishujve urban të nxehtë, monitorimin e ndotjes së tokës me metale të rënda dhe shpërndarjen e tyre në bimë, Studimin për erozion me Planin aksional, dhënien e Lejeve B – ekologjike të integruara dhe miratimi i elaborateve për mjedisin jetësor, Studimi për gjelbërimin e qytetit, si dhe Studimi për formimin e korridoreve të gjelbra, aktivitetet përgatitore për stacionin pastrues për trajtimin e ujërave të ndotur, matjet mesometeorologjike në qytet, trafikum në 90 kryqëzime e menaxhon QMKT (menaxhim inteligjent), Plani për sistemin e transportit të qëndrueshëm, Shkupi qytet i çiklizmit dhe rent a bike, elektromobiliteti, Social car, ENM, projekte për rritjen e rezistencës urbane,Studime për efikasitetin energjetik dhe SEAP, Studimi për përcaktimin e potencialit për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, rregullimi ekonomik i stacioneve të ngrohjes të objekteve nën kompetencë të Qytetit, gazifikimi i shkollave të mesme dhe fasadat me efikasitet energjetik dhe drita në ndriçimin dhe iluminimin, anëtar i bashkësisë të Qyteteve të shëndetshme në OBSH, si dhe  Program vjetor për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës.


 

 

Qyteti i Shkupit synimet e tij për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës i realizon përmes aktiviteteve në programin vjetor të Sektorit për Mbrojtjen e mjedisit jetësor në bashkëpunim të ngushtë midis të gjithë sektorëve të tij, si dhe bashkëpunimin aktiv dhe të drejtpërdrejtë me sektorin civil. Programi përfshin: mbrojtjen e ajrit ambiental, mbrojtje nga zhurma, mbrojtja e ujërave, mbrojtja e tokës, mbeturinat, ndryshimet klimatike, gjelbërimi, vendet e mbrojtura, zbatimin e disa procedurave ligjore, projekte nga fusha e  mjedisit jetësor dhe shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve.

Sipas buxhetit të miratuar të Qytetit të Shkupit për vitin 2019, është rritur buxheti për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ku janë planifikuar 186 milion denarë, që është pothuajse 32% më shumë se buxheti për vitin 2018, në të cilin 141 milionë denarë ishin paraparë për këtë sektor.