QENDRA KLINIKE DO TË KETË 2 GARAZHE TË REJA MONTUESE 23.1.2019

 

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme votoi për Vendimin për miratimin e programit investues për vitin 2019 të ndërmarrjes publike Parkingu i Qytetit - Shkup. Në kuadër të këtij programi, Qyteti i Shkupit përmes Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” parashikon 1.500 vende të reja parkimi në qytet gjatë këtij viti.

Programi parashikon ndërtimin e dy garazheve montuese në kate në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në vlerë prej 50 milion denarë, me çka do të rritet kapaciteti i kësaj hapësire për parkim për 350 vende të reja. Njëri garazh në kate është planifikuar të ndërtohet në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë dhe tjetri ngjitur me Klinikën për sëmundjet infektive.

 

 

Ndërtimi i këtyre dy garazheve në kate do të rrisë qarkullimin e automjeteve në rrethin e Qendrës Klinike, që në pjesën më të madhe janë automjete në pronësi të punonjësve. Kjo do të zvogëlojë bllokimin e trafikut që është krijuar për një kohë të gjatë dhe ka penguar funksionimin e rregullt të Qendrës Klinike. Në këtë mënyrë plotësohen nevojat e pacientëve që përdorin shërbimet e Qendrës Klinike dhe gjithsesi edhe disa nga kërkesat e punonjësve të Qendrës Klinike, si dhe studentëve dhe stafit mësimdhënës të Fakultetit të mjekësisë.

 

 

Qyteti i Shkupit punon në përmirësimin e politikës së çmimeve të parkingjeve publike në qytet sipas praktikës në qytetet evropiane të madhësisë të ngjashme me qytetin tonë. Qëllimi është të harmonizohet politika e çmimeve të të gjitha kompanive në qytet që merren me këtë veprimtari në mënyrë që do të demotivojë lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në zonën qendrore, veçanërisht në qendrën e qytetit, në mënyrë që të zvogëlohen bllokimet e trafikut që krijohen atje .