QYTETI I SHKUPUT SOT NË ORA 18:00 I NDËRPRENË MASAT E JASHTËZAKONSHME PËR REDUKTIMIN E NDOTJES SË 22.1.2019

Pas marrjes së informatave nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor se përqendrimet mesatare ditore të grimcave PM10 në ajër janë nën pragun e alarmimit të definuar  prej 200 mg / m3 dhe episodin me rritjen e ndotjes gjatë dy ditëve është ndërpre, Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej dirës së sotme në ora 18 ndërpriten masat e jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe transportin falas si rekomandimet intervente për të ulur ndotjen e ajrit që u sollën më 20 janar 2019.

Këto masa dhe rekomandime për uljen e ndotjes së ajrit do të futen përsëri nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit dhe për të cilin qytetarët do të informohen në kohë.

Pavarësisht pastrimit të ajrit, Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të mos i përdorin automjetet pa nevojë, më shumë njerëz të shërbehen me një automjet, ta përdorin transportin publik, të mos përdorin materiale ndotëse për ngrohjen e shtëpive, vaj të djegur makinerik, mbeturina të drurit me ngjyrë stiropor, PET ambalazhe, goma dhe çfarëdo qoftë material sintetik, por të përdoret dru i thatë dhe i pastër pa dhe e mbeturina, dhe shporetat e drurit të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit.