REKONSTRUOHET PARKU FINLANDEZ NË LAGJEN ÇENTO 22.1.2019

Rekonstruimi dhe rregullimi hortikulturor i parkut finlandez në lagjen Çento është në fazën përfundimtare. Sot, Kryetari Shilegov inspektoi aktivitetet për rekonstruimin e kësaj sipërafqe të gjelbëruar.

- Këto ditë jemi duke punuar në rindërtimin dhe rregullimin hortikulturor të sipërfaqes të gjelbër prej rreth 13.000 metra katrorë në parkun finlandez në lagjen Çento. Sipërfaqja është gërmuar, mbetjet janë pastruar, është sjell aty dheu humus pjellor dhe tani po ngritët bari i ri. Për herë të parë në këtë park është instaluar rrjet hidrant me sistem për ujitje me spërkatëse. Ka 23 puseta dhe 145 spërkatëse për ujitje të sipërfaqes së gjelbëruar. Nga buxheti i Qytetit të Shkupit për rinovimin e këtij parku janë ndarë rreth 6,5 milionë denarë, ndërsa në terren kanë punuar NP “Parqe dhe gjelbërimi”  - tha sot kryetari Shilegov.

Rikujtojmë se këtë vit Qyteti i Shkupit ngriti dhe rekonstruoi një rekord prej 122,838 metra katrorë sipërfaqe të gjelbër. Këtë vjeshtë u mbollën 3.500 fidane të cilësisë së lartë në sipërfaqet publike, dhe prioritet ishte ringritja e rresht-drurëve në qytet.

E kemi rritur buxhetin për mjedisin jetësor për vitin 2019 për 32%. Ka rritje edhe në pjesën për ngritjen e parqeve dhe gjelbërimit për mbi 50 milionë denarë. Gjelbërimi mbetet në krye të listës së prioriteteve të Qytetit të Shkupit. Do ta shfrytëzojmë pranverën për të rinovuar gjelbërimin e humbur dhe t'u sigurojmë bashkëqytetarëve tanë hapësira të gjelbra dhe të pastra. Kontributi në një mjedis të shëndetshëm është një përfitim i përhershëm që ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e të gjithë gjeneratave – të tashme dhe të ardhshme - theksoi Shilegov.