RRUGËT JANË PLOTËSISHT TË PASTRUARA, PO PASTROHEN EDHE TROTUARET DHE SHTIGJET PËR BIÇIKLETA 7.2.2019

 

 

 

Ekipet e Shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit i kanë vazhduar aktivitetet intensive në terren për pastrimin e borës pas rreshjeve të dendura të bores. 

Rrugët, bulevardet dhe rrugët magjistrale që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë pastruar plotësisht, dhe në terren intensivisht po punohet në pastrimin e trotuareve dhe shtigjeve të biçikletave nga bora e akumuluar për të mundësuar lëvizje më të lehtë të qytetarëve.

Gjatë natës së kaluar, të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit përsëri janë pastruar. Me kripë gjithashtu janë kaluar edhe të ashtuquajturat "pika kritike" ku janë hedhur 432 tonë kripë.    

 

 

 

Gjatë 24 orëve të kaluara ekipet e  NP " Higjiena komunale" kanë punuar në pastrimin e sipërfaqeve publike dhe trotuaret. Bora u pastrua nga 60 punonjës të cilët pastruan me dorë dhe me mekanizëm – multikultivatorë, traktorë me furça speciale dhe thika për borë, traktorë me pluug dhe hedhës të kripës.

Ekipet e NP "Parqet dhe gjelbërimi" me dy kamionë, katër makina dhe mekanizëm zjetër të nevojshëm pastruan shtigjet nga bora në sipërfaqet e gjelbra, trotuaret dhe parqet për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit po e ndjek situatën në terren dhe do të ndërhyjë sipas nevojave.

 

 

 

Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve që të jenë të kujdeshshëm gjatë vozitjes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugëve. Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.

NP "Higjiena komunale" apelon që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të tyre dhe bën thirrje për efikasitet më të madh në këtë sferë, me qëllim që mbeturinat komunale të grumbullohen pa ndërprerje.