QYTETI I SHKUPIT DHE DREJTORIA PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NËNSHKRUAN MEMORANDUM 1.2.2019

Me nënshkrimin e sotëm të memorandumit, Qyteti i Shkupit dhe Drejtoria për zbatimin e sanksioneve i vunë themelet e bashkëpunimit të ndërsjellë për forcimin e sistemit ndëshkues-përmirësues dhe shërbimin e provës.

-Qyteti i Shkupit me një pjesë të ndërmarrjeve të veta publike dhe institucionet kulturore është kyçur në krijimin e kushteve për zbatimin e formave dhe mekanizmave për humanizimin e dënimit. Autorët e veprave më të lehta penale për të cilat dënimi është burgim deri në 3 vjet ose me gjobë në të holla, do të kenë një shans të dytë që do të rezultojë në zvogëlimin e numrit të të burgosurve. Në këtë drejtim, pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Drejtoria për kryerjen e sanksioneve, përmes zyrës së saj lokale do të lidhë marrëveshje me ndërmarrjet  publike "Parqet dhe gjelbërim", "Rrugë dhe rrugica", "Ujësjellësi dhe kanalizimi", “Higjiena komunale" , "Parkingu i Qytetit" si dhe Kopshtin zoologjik. Me këto marrëveshje do të mundësohet kryerja dënimit me punë të dobishme të përgjithshme për personat e gjykuar të moshës së pjekur në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Themelore - tha sot kryetari Shilegov

 

Obligimet e personit të dënuar gjatë kryerjes së punës me interes të përgjithshëm do të jenë në përputhje me planin dhe programin individual të përgatitur nga Shërbimi provues. Ndërkaq, do të respektohet personaliteti dhe dinjiteti i të dënuarvedhe do të ndërmerren të gjitha masat për mbrojtjen e tyre gjatë punës, në përputhje me dispozitat  e përgjithshme.

 


 

-Qyteti i Shkupit do të ofrojë mbikëqyrje mbi përmbushjen e obligimeve të personave gjatë kryerjes së masës nga administratori i zyrës lokale dhe asaj  në nivel qendror të Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve. Besoj se me këtë hap Qyteti direkt u del përballë edhe këtyre bashkëqytetarëve tanë në drejtim të mbrojtjes së plotë të të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare në trajtimin e të burgosurve. Gjithsesi, kryerja e punës me interes të përgjithshëm do të jetë e dobishme edhe në drejtim të rritjes së potencialit njerëzor që është gjithmonë i mirëpritur për realizimin efektiv të aktiviteteve ditore të ndërmarrjeve publike - shtoi Shilegov.