PREJ SOT TË GJITHA KLASAT NË SHKOLLAT E MESME DO TË KENË PASTRUES TË AJRIT 11.1.2019

Kryetari i Qytetit të Shkupit sot mbajti  konferencë për shtyp në shkollën e mesme "Orce Nikolov" ku në klasat e kësaj shkolle u vendosën pastrues të ajrit.

- Sot të gjitha shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit marrin pastrues të ajrit. Në 23 shkolla, në secilën klasë do të vendosim pastrues të ajrit apo gjithsej 572. Kjo do të thotë që nga sot e tutje, nxënësit do të kalojnë të paktën një të tretën e ditës në ambiente me ajër të pastër, veçanërisht kjo ka rëndësi në ditët e ndotjes së ajrit në qytet. Vlera e pastruesve është rreth 11 milion denarë - tha Shilegov.



Qyteti i Shkupit është e vetmja njësi e vetëqeverisjes lokale që ka siguruar pastrues të ajrit për secilën shkollë.

- Është detyrë e jona të kujdesemi për shëndetin dhe cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë, fëmijët janë e ardhmja jonë dhe shëndeti i tyre është prioriteti jonë. E kemi obligim për të krijuar kushte për jetë të shëndetshme, për t'i zvogëluar rreziqet për shëndetin e qytetarëve, për të siguruar mjedis më të shëndetshëm jetësor për të gjithë, posaqërisht për më të rinjtë. Nxënësit janë forca lëvizëse e shoqërisë dhe qytetit tonë, dhe çdo hap i investuar në to është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen - theksoi Shilegov.

Ai shtoi se për shkak të faktit se nxënësit kanë një rëndësi të madhe për Qytetin e Shkupit këtë vit janë rinovuar 11 shkolla të mesme dhe ato tani kanë fasada me efikasitet energjetik, ndërsa në shkollat e tjera është bërë sanimi i tualeteve, dyshemeve, dyerve, elektrikës dhe ngrohjes. Për këto ndërhyrje, Qyteti nga buxheti ka ndarë 60 milionë denarë.

 

 

- Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit nga shtatori i këtij viti morën shërbimin falas të autobusëve. Respektivisht, përveç 20 000 studentëve që kanë marrë bileta falas, nga fillimi i këtij viti shkollor, kemi shtuar numrin prej 2 000 nxënësve të tjerë. Për herë të parë këtë vit kemi dhënë 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme në shumën prej 3000 denarëve në muaj për 8 muaj. Gjithashtu, Qyteti i Shkupit filloi këtë vit me adaptimin e shkollave për personat me aftësi të kufizuara fizike. Nga vera e deri tani tani, janë bërë tualete për personat me nevoja të veçanta në shtatë shkolla të mesme (Pançe Karagjozov, J.Broz Tito Zef Lush Marku, Georgi Dimitrov, Koço Racin, Boro Petrushevski dhe Lazar Tanev), dhe tash është duke u bërë një tualet i këtillë edhe në SHMQSH Vëllezërit Milladinov.

Përveç tualeteve, në secilën shkollë ku kishte hapësira përkatëse u shënuan vende  parkimi për persona me nevoja të veçanta. Përshtatja e shkollave po zhvillohet më etapa, kështu që në shkollat tjera po punohet në procedurat për përshtatjen e qasjes. Qyteti kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, që secili të ketë kushte për funksionim normal dhe jetesë. Kjo kategori e bashkëqytetarëve tanë duhet patjetër të gëzojë të drejta të barabarta. Obligimi jonë është t'ua lehtësojmë jetën e tyre të përditshme - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit në vitin 2018, në bashkëpunim me AVRM dhe UNDP, ka angazhuar 17 asistentë arsimor në 9 shkolla të mesme që punojnë me nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Këta asistentë janë pjesëtarë të ndonjërës prej grupeve të kategorive të ndjeshme sociale, përfshirë edhe marrës të ndihmës sociale.

- Fëmijët tanë meritojnë të mësojnë në kushte më të mira. Prandaj, investojmë në çdo segment të arsimit të tyre, krijojmë mundësi për funksionim të mire dhe pa pengesa  në sistemin shkollor dhe përmirësimin e cilësisë së procesit arsimor – tha Shilegovi.