
QYTETI I SHKUPIT ME 6 MILION DENARË, ÇARTER FLUTURIM DHE PRITJE TË ORGANIZUAR PËR KAMPIONËT EVROPIAN 3.6.2019
Me propozim të kryetarit Shilegov, Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi vendimin me të cilin do të ndajë shpërblim prej 6 milionë denarësh, si dhe mjete për organizimin е pritjes të ekipit hendbollist Vardar pas fitores së djeshme të turneut F4 në Keln dhe fitues të titullit në EHF Liga e kampionëve.
Me këtë vendim, përveç shpërblimit, janë siguruar mjete edhe për transportin me çarter-fluturim të ekipit të KH Vardar në Shkup, i cili duhet të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar "Shkupi" në orën 18:50.
- Me rastin e suksesit historik të klubit të qytetit "Vardar", propozoj që Këshilli i Qytetit të Shkupit të marrë vendim që klubit të hendbollit "Vardar" t'i ndajë shpërblim prej 6 milion denarë. Nga mbrëmë jam në kontakt me menaxhmentin e klubit të hendbollit dhe arritëm të sigurojmë çarter-fluturim për klubin, i cili do të niset në orën 14:30 dhe do të aterojë në orën 18:50. Е koordinuam kohën e arritjes duke i marrë në konsideratë të gjitha masat e sigurisë në lidhje me takimin e NATO-s, në mënyrë që qytetarët e Shkupit të mund të marrin pjesë lirisht në pritjen solemne. Me këtë vendim, përveç shpërblimit, do të paguhen shpenzimet e fluturimit si dhe shuma prej 2 milion denarë për organizimin e ngjarjes - tha kryebashkiaku Shilegov.
Shilegovi theksoi se ky është një sukses historik dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare apo kombëtare, me dinjitet t'i presim kampionët evropianë. Përveç kësaj, ai u bëri thirrje të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të Vardarit që të presin lojtarët e hendbollit, me këngë të vërteta pa urrejtje, diskriminim dhe ndarje, sepse sporti dhe Vardari janë mbi politikën.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK