ULJE TË ÇMIMIT PËR QIRA DHE SALLA SPORTIVE FALAS PËR PERSONA ME NEVOJA TE VEÇANTA 21.1.2019

Qyteti i Shkupit parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet dhe mënyrën e dhënies me qira të pasurive të patundshme në pronësi të Qytetit të Shkupit.

Me plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit, mundësohet të përdoren falas sallat sportive të institucioneve në pronësi të Qytetit për personat me nevoja të veçanta që marrin pjesë në aktivitete sportive të organizuara nga shoqatat e qytetarëve, organizatat ose forma të tjera të shoqatave. Kushti kryesor për këtë është që personat juridikë përmes projekteve, programeve, aktiviteteve ose manifestimeve të tyre të jenë pjesë e Programit për sport dhe rini të Qytetit të Shkupit.

Përveç plotësimit të Vendimit, Qyteti parashikon uljen e shumës së çmimit fillestar për dhënien me qira të hapësirës që jepet me qira përmes prokurorimit publik. Në vend të 0.5% si deri tash për m2 të vlerës së sendit të patundshëm, propozohet që çmimi minimal të jetë 0.3% për m2, me çka lirohen shërbimet për qiradhënie të pronës së patundshme të Qytetit të Shkupit për të gjitha subjektet që kanë nevojë për përdorimin e tyre.

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara në Vendimin është për t'u mundësuar njerëzve me aftësi të kufizuara qasje më të lehtë në objektet sportive për aktivitete të ndryshme sportive dhe për të inkurajuar sportin dhe rekreativitetin sportiv për këto qytetarë. Lehtësimi financiar që parashikohet për çmimin fillestar të qirasë ka për qëllim t'i kurseje buxhetet e përdoruesve, të nxisë rritjen e interesit të qytetarëve për të përdorur pronat me të cilat disponon Qyteti i Shkupit dhe t'i ofrojë institucionet nën kompetencë të Qytetit të Shkupit tek qytetarët. Në këtë mënyrë lehtësohen kushtet për përdorimin e institucioneve të Qytetit nga qytetarët dhe të njëjtat vihen në funksion të nevojave të tyre.

Ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit do të propozohen në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.