LAJM PIKËLLIMI 14.2.2019

Qyteti i Shkupit sot me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e parakohshme dhe të papritur të kolegut dhe mikut Zoran Davidoski, i cili tragjikisht humbi jetën në aksidentin e djeshëm që tronditi gjithë vendin.

Zoran Davidoski (22.08.1981), ka qenë i punësuar në Qytetin e Shkupit nga viti 2011 në disa pozita udhëheqëse dhe nga viti 2014 ka qenë Udhëheqës i Sektorit për komunikacion

Të gjithë të punësuarit në Qytetin e Shkupit bashkëndjejnë me familjen dhimbjen e madhe për humbjen e kolegut të tyre të respektuar, bashkëpunëtorit të vyeshëm dhe mikut të dashur.