U MABJT SEANCA KOMEMORATIVE PËR KOLEGUN TONË ZORAN DAVIDOVSKI 18.2.2019

 

Sot, në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, u mbajt mbledhje komemorative për kolegun tonë të respektuar, bashkëpunëtorin e vyeshëm dhe mikun e dashur, Zoran Davidoski, udhëheqës i Sektorit për komunikacion, i cili tragjikisht e humbi jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi më datë 13.02.2019 në autostradën Shkup-Tetovë.

 

 

Në seancën komemorative, që filloi me një minutë heshtje në nder të Zoran Davidoskit, morën pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sekretarja e Qytetit të Shkupit, Viktorija Avramovska-Madiç, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, anëtarët e familjes, përfaqësues të shumë institucioneve, si dhe kolegë, bashkëpunëtorë dhe miq.

 

 

 

 

Kryetari Shilegov, tha se me pikëllim të madh po ndahemi nga Zoran Davidoski, njerii ndershëm, modest dhe i palodhur, i përkushtuar në obligimet e punës, i cili si i tillë do të mbetet në pjesën më të mirë të kujtimeve tona. Duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Davidoskit, kryetari theksoi se Qyteti i Shkupit i qëndron në dispozicion familjes në këto momente të vështira.

Në emër të Këshillit të Qytetit të Shkupit të pranishmëve iu drejtua këshilltarja Irena Misheva, e cila tha se sot këtu nderohet njeriu me energji të rrallë, një luftëtar i madh dhe profesionist në punën e tij, një figurë vazhdimisht e qeshur nga Gostivari, dhe i cili askënd për tetë vitet e tij të punës, nuk e dëshpëroi.

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Sekretarja e Qytetit të Shkupit, Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe të pranishmit e tjerë u nënshkruan Librin e zisë.

Zoran Davidoski është i lindur më 22 gusht 1981, ka qenë i punësuar në Qytetin e Shkupit që nga viti 2011 në disa pozita udhëheqëse dhe nga viti 2014 ka qenë Udhëheqës i sektorit për komunikacion.