FTESË PËR SEANCËN E 27 DHE 28 TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 19.2.2019

Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancën e 27-të më 25 shkurt 2019 (e hënë), me fillim në ora 11:00.

Në seancë, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të punojë sipas rendit të ditës si në vijim:

 

1. Propozim - Vendim për përcaktimin e ndihmës financiare për familjet e viktimave në  aksidentin e trafikut në fshatin Llaskarcë.

 

Pas përfundimit të kësaj seance, Këshilli do të mbajë seancën e 28-të, ku do të punojë me një pikë të vetme të rendit të ditës –Pyetje të këshilltarëve.

Seanca  do të mbahet n në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. Ilinden nr. 82.