KONKURS PËR ZGJEDHJEN E FOTOGRAFISË MË TË MIRË NGA NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME 21.2.2019

Edicioni i dhjetë jubilar i "Mbrëmjet e të Drejtave të Grave", do të mbahet në shenjë të temës së sivjetme për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi: "Mendo barabartë, ndërto mençurisht me risi për ndryshim".

Fokusi është te liderët në industri, në start-up-i të cilët bëjnë ndryshimin, sipërmarrësit social, aktivistet dhe gratë inovatore, gjetjen e mënyrave përmes të cilave INOVACIONI mund t'i largojë pengesat dhe ta përshpejtojë progresin drejt barazisë gjinore.

Për këtë qëllim e shpallim konkursin për fotografinë më të mirë në këtë temë, ku mund të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit.

Në konkurs do të ndahen tre shpërblime në të holla për fotografitë më të mira në vlerë prej 8.000, 10.000 dhe 12.000 denarë, ndërsa shpërblimet do të ndahen gjatë projeksionit të filmave të shkurtër dokumentarë dhe debatin me Ana Jovkovska dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme në Kinotekën e Maqedonisë, më 13 Mars, në ora 12:00.

Fotografitë duhet të dërgohen deri me 5 mars në email adresën: info@womensrightsnights.net

Ngjarja është nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, mbështetur nga UN Women – Trup i KB-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave, në partneritet me Institutin për studime gjinore - Fakulteti i Filozofisë -Shkup, Universiteti i arteve audiovizuele EFTA-s - Shkup dhe Ambasadës suedeze në Shkup.