QYTETI I SHKUPIT NIKOQIR I KONGRESIT TË DYTË BOTËROR TË SIPËRMARRËSVE 22.2.2019

 

Me rastin e Kongresit të Dytë Botëror të Sipërmarrësve që do të mbahet në Shkup, në gjysmën e dytë të tetorit 2019, delegacioni i Kongresit Botëror të Sipërmarrësve u takua me Udhëheqesin e Sektorit për Zhvillimin Ekonomik Lokal, Marko Todorov dhe me këshilltaren në Këshillin  e Qytetit të Shkupit, Biljana Sekulovska Gaber.

Delegacioni ishte i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm i Kongresit dhe kryetari i këshillit drejtues të të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar "Perspektivat" Vinko Çuro, dhe në takim u përcaktuan përcaktimet dhe qëllimet për organizimin e kongresit, i cili është nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

-  Është nder dhe kënaqësi për Qytetin e Shkupit të jetë nikoqir i Kongresit të Dytë Botëror të Sipërmarrësve. Zhvillimi dhe inkurajimi i shpirtit sipërmarrës te qytetarët është i një rëndësie të madhe për zhvillimin e ekonomisë lokale. I falënderohemi Qeverisë që ka vlerësuar se qeveria lokale duhet të përfshihet në organizimin e kongresit - tha Todorov në takimin e mbajtur.

Kryetari Petre Shilegov do të marrë pjesë aktive në kongresin botëror, në cilësinë e nënkryetarit të komitetit organizativ.