KRYETAR I SHILEGOV NË TAKIME ZYRTARE NË TIRANË 22.2.2019

 

 

 

Kryetari Petre Shilegov dje mori pjesë në Këshillin drejtues të NALAS-it - Rrjeti i asociacioneve të vetqeverisjeve lokale në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri. Në konferencë u miratua buxheti dhe programi i NALAS-it për vitin 2019, dhe u shqyrtua edhe studimi krahasues për kushtet financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale në shtetet anëtare.

Pjesëmarrësit e miratuan projekt-programin për Asamblenë e përgjithshme të NALAS, i cili do të mbahet në Shkup më 11 prill.

 

 

 

Shilegov dje u takua me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj. Të dy kolegët diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy qyteteve të binjakëzuara dhe shkëmbimin e përvojave pozitive. Në takimin dypalësh morën pjesë drejtorët e ndërmarrjeve publike "Higjiena Komunale", "Rrugë dhe rrugica” , "Parqe dhe gjelbërimi" dhe NTP.

Në takim, Kryetari Shilegov vlerësoi transformimin e shpejtë të Tiranës dhe shprehu dëshirën për ta thelluar bashkëpunimin që e kultivojnë, si dhe shkëmbimin e përvojave nga fusha të ndryshme të jetesës urbane.

 

 

 

Kryetari Veliaj, theksoi se të dy qytetet mund të mësojnë shumë nga njëri tjetri, duke kultivuar miqësinë e shumë vjeçare, veçanërisht kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  po hapërojnë sigurte në rrugën EU integrimeve dhe NATO.

Në fillim të muajit marsit të këtij viti, kryetari i Tiranës pritet ta vizitojë Shkupin.