AKTIVITETE TË PËRFORCUARA PËR RRITJEN E SIGURISË NË SHKOLLAT E MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT 27.2.2019

 

 

 

Qyteti i Shkupit në vazhdimësi është duke punuar në realizimin e projekteve dhe aktivitete për të rritur sigurinë e nxënësve, si dhe reduktimin e dhunës në shkollat ​​e mesme në Shkup.

Sot u mbajt takim pune për të koordinuar aktivitetet e të gjitha palëve të involvuara në projektin "Për qytet të sigurt", qëllimi kryesor i të cilit është reduktimi i dhunës në shkollat ​​e mesme në Shkup. Në takimi morën pjesë përfaqësuesit e Sektorit për arsim në Qytetin e Shkupit, drejtorët e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, përfaqësues të agjencisë për sigurim në shkolla, si dhe përfaqësues të një numri më të madh të departamenteve në Ministrinë e punëve të brendshme.

 

 

 

Në takim u diskutuan nevojat për ndërmarrjen e aktiviteteve për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme të nxënësve, si dhe reduktimin e të gjitha formave të dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme të nxënësve. Për këtë qëllim, grupi i punës vendosi që në çdo shkollë të formohen ekipe të përbëra nga përfaqësues të shërbimeve profesionale në shkollë, nga MPB dhe agjencia për sigurim në shkolla, që synon parandalimin, zbulimin e hershëm të dhunës dhe veprimin e duhur për të njëjtën.

Projekti "Për qytet të sigurt", u prezantua për herë të parë vitin e kaluar, i njëjti është mbështetur nga Qyteti i Shkupit dhe mbulon disa tema, ndër të cilat edhe rritjen e sigurisë publike, parandalimin e dhunës në transportin publik dhe stacionet e autobusëve, si dhe parandalimin e dhunës gjatë ndeshjeve sportive. Me këtë projekt, gjatë vitit të kaluar, janë realizuar 138 aktivitete në 15 shkolla të mesme.

 

 

 

Përveç projektit "Për qytet të sigurt" në drejtim të rritjes së sigurisë në komunkaciont, Qyteti i Shkupit dhe MPB po e realizojnë edhe projektin "Njësitë shkollore të trafikut" qëllimi kryesor i të cilit është rritja e ndërgjegjësimit publik për përgjegjësinë e të gjithë ppjesëmarrësve në trafik.Në kuadër të këtij projekti janë formuar njësi të përziera, të përbërë nga nxënës të shkollave të mesme dhe përfaqësues të policisë së trafikut, të cilët i kanë edukuar pjesëmarrësit e trafikut për rregullat e trafikut. Në kuadër të këtij projekti, gjatë vitit të kaluar janë realizuar 54 aktivitete.