APLIKONI PËR SUBVENCIONE PËR PASTRIMIN E OXHAQEVE 27.2.2019

Vazhdon aksioni për ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve, me qëllim uljen  e ndotjes së ajrit ambiental. 

Edhe në vitin 2019 Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve tjera në territorin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2019.

Me këtë thirrje, Qyteti i Shkupit kompenson një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë prej 1.000 denarë, ndërsa në Thirrjen publike mund të marrin pjesë persona fizikë dhe juridikë vendbanimi i të cilëve, përkatësisht selia ndodhet në territorin e Qytetit të Shkupit. Thirrja publike zgjat deri më 30.11.2019 dhe do të realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë, shërbehet i pari”.

Qëllimi i këtij projekti është ulja e ndotjes së ajrit ambiental në qytet, veçanërisht i grimcave partikulare (PМ10 и PМ2,5). Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e shtëpive që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, para së gjithash për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të drurëve të zjarrit, kualiteti joadekuat i drurëve dhe mënyra e ruajtjes së tyre dhe përdorimi i stufave të vjetra, të amortizuara dhe të parregullta nga ana teknike, si dhe nga pastrimi jo i rregullt dhe mirëmbajtja e oxhaqeve.Masa ka si qëllim arritjen e efekteve afatmesme dhe disa efekteve afatgjata:Arritja e djegies më të mirë të drurëve, reduktimi i gazrave të dëmshme, reduktimi i blozës, zvogëlimi i shpenzimeve për ngrohje , si dhe ngritja e vetëdijes publike te qytetarët për nevojën e pastrimit të oxhaqeve.