QYTETI I SHKËPUT THEMELON NDËRMARRJE TË RE PËR TRAJTIMIN HUMAN TË KAFSHËVE ENDACAKE 28.2.2019

 

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotshme e miratoi vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike për trajtimin human të kafshëve endacake, ndërsa ndërmarrja  ere do të quhet Lajka.   

Ndërmarrja  e re publike do të formohet nga shërbimet ekzistuese që deri tani kanë funksionuar në kuadër të NP "Higjiena komunale" dhe e njëjta do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet, të cilat përfshijnë kapjen e kafshëve endacakle, transporti i tyre deri në stacionar, pranimin dhe kontrollën nga veterineri i autorizuar, testimi laboratorik i kafshëve për sëmundje të caktuara, sterilizimi, akomodimin post-operativ, shërimin dhe kujdesin, kujdesin veterinar, identifikimin dhe regjistrimin, vaksinimin dhe kthimin në vendin kprej ku është marrë ose ndëmarrje e procedurave nga qytetarët e interesuar për birësimin e tyre.

 

 

Formimi I kësaj ndërmarrjeje të re publike që do të merret ekskluzivisht me këtë çështje është e nevojshme për disa arsye, para së gjithash për shkak të mangësive të sistemit të deritanishëm  të punës me kafshët endacake, gjë që rezultoi në rritjen e pranisë së qenve endacakë në zonat publike të qytetit dhe me këtë u krijua rrezik real për sigurinë e qytetarëve. Gjatë vitit 2018 janë ngritur mbi 200 padi kundër Qytetit të Shkupit dhe NP  Higjiena Komunale për kompensimin e dëmit për sulm dhe kafshim nga qentë e rrugës.

Sistemi i ri do të mundësojë Qyteti i Shkupit në mënyrë strategjike të përballet me problemin e kafshëve endacake në rrugët e Shkupit, duke krijuar kontroll efektiv mbi popullsinë e qenve endacakë në qytetin e Shkupit. Pikërisht për këtë, në krijimin e  organizimit të ndërmarrjes dhe organeve të saj do të jenë të përfshirë dhe OJQ-të me përvojë në sferën e mbrojtjes së kafshëve, me qëllim që numri i qenve endacakë të minimizohet edhe atë në mënyrë që do të sigurojë mirëqenien e tyre, por në të njëjtën kohë të sigurohet lëvizja e sigurt e qytetarëve në sipërfaqet publike rë qytetit.

 

 

Përveç kësaj pike, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotshme do të diskutojë për më shumë vendime, ndër të cilat :Vendimi për rregullimin, rivitalizimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e Kalasë së Shkupit; Vendimi për nevojën e përcaktimit të zonave mbrojtëse të territorit të puseve Nerez-Lepenec; Vendimi për pranimin e donacionit dronë dhe kamera termale; vendim për furnizim të biçikletave dhe të trotineteve elektrik; Vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për transportin e linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit; Vendimi për përcaktim të shumës maksimale për ndarjen e subvencioneve të veçanta për qytetarët për blerjen e biçikletave gjatë vitit 2019; Vendimi për përkufizimin e lokalitetit për vendosjen e pajisjeve urbane për aktivitete sportive – rekreative (ZIP Line); Vendimi për themelim të bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër për përpilim të dokumentacionit projektues, për realizimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike;  vendim për themelim të bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Karposhit për përpilim të dokumentacionit projektues, për realizimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike; Vendimi për dhënie pëlqim Programit për investime të NP “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup për vitin 2019; Vendimi për dhënie pëlqim Vendimit për plotësim të Programit për investime të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për vitin 2019; Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për dhënie të donacionit të përfshin pronën e lëvizshme – automjetin e specializuar të tipit Merimanga; Vendim për dhënie pëlqim Raportit për rezultatet e realizuara nga funksionimi i NQP “Shkup” – Shkup për periudhën janar – dhjetor me indikatorët financiarë për kuartalin e katër të vitit 2018;

 

 

Përveç vendimeve, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë do të diskutojë edhe për këto programe dhe raporte: Programi për ndryshim dhe plotësim  të Programit për financimin e institucioneve publike si dhe aktivitetet nga sfera e kulturës në interes të Qytetit të Shkupit për vitin 2019; Programi për subvencionimin e qytetarëve për furnizim të pajisjeve më moderne për ngrohje për vitin 2019; Raport për realizimin e Programit për menaxhim me mbeturinat në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018; Raporti për realizimin e programit për rregullim të tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën nga 01.01.2018 – 31.12.2018; Raporti vjetor për punën e Komisionit për avancimin e të drejtave të pacientëve, të Qytetit të Shkupit për vitin 2018; Propozim-program për ndryshim dhe plotësim  të Programit për financimin e institucioneve publike si dhe aktivitetet nga sfera e kulturës në interes të Qytetit të Shkupit , për vitin 2019; Raport për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 për periudhën nga 01.01. deri më 31.12. 2018; Raport për regjistrimin e kryer të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të Qytetit të Shkupit për vitin 2018; Llogaria vjetore e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018; Kalendari buxhetor për vitin 2019; Informacion për rezultatet e ekspertizës për përcaktimin e kufijve të territorit të puseve Nerez – Lepenc, dhe Informacion për realizimin e subvencionimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peleta dhe për pastrimin e oxhaqeve gjatë vitit 2018.