FILLOI PROCEDURA PËR SUBVENCIONIMIN E QYTETARËVE PËR BLERJEN E KONDICIONERËVE INVERTER 1.3.2019

Qyteti i Shkupit, si një nga masat kundër ndotjes së ajrit, sot e shpalli thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e inverterëve dhe pajisjeve tjera moderne për ngrohje.

Me thirrjen publike përfshihen të gjithë kondicionerët – inverter që janë blerë nga data 1 janar 2019 dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor ose deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim.

Subvencionimi i qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit për blerjen e pajisjeve moderne për ngrohje për vitin 2019 do të financohet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019. Lartësia e subvencionit do të jetë 50% e vlerës së pajisjes, por jo më shumë se 15,000 denarë denarë me tatimin mbi të ardhurat personale të përfshirë për amvisëri, ndërsa thirrja publike do të realizohet sipas parimit të "i pari i ardhur, i pari i shërbyer". 

Në Thirrjen publike nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi me lidhje në ngrohjen qendrore të qytetit pa marrë parasysh nëse atë e shfrytëzojnë apo jo, që kanë mundësi për lidhje në sistemin për ngrohje qendrore si dhe banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në të njëjtin.

 

Thirrjen e plotë publike me kushtet dhe kriteriumet për aplikim mund ta gjeni në linkun më poshtë.