"KREART" - THIRRJE PUBLIKE PËR QËNDRIM ARTISTIK NË SHKUP 4.3.2019

Në kuadër të projektit "KREART" - Rrjeti i Qyteteve për krijimtari artistike (CreArt - Network of Cities for Artistic Creation), Qyteti i Shkupit shpall thirrje publike për qëndrim artistik në Shkup, i cili do të realizohet nga 20 maji deri në qershor 20 qershor 2019 .

Thirrja është për qëndrim artistik dhe të punës në Shkup për dy artistë, një artist i cili jeton dhe punon në Shkup dhe një artist i cili vjen nga 11 qytetet e përfshira në këtë projekt.

Artistët duhet të punojnë në ambientet e IP "Qendra  kulturorore informative", në periudhën nga 20 maj deri më 20 qershor, dhe në fund të qëndrimit, do të organizohet një ekspozitë me veprat e krijuara të reja.
 

KUSHTET PËR PJESËMARRJE

-Organizatori (IP "Qendra  kulturore informative") do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit për artistin i cili vjen nga një qytet i  rrjetit "KREART". për qëndrim deri në 100 euro, dhe do të sigurohen materiale për punë jo më shumë se 500 euro;

- Artistët e përzgjedhur do t'i shfrytëzojnë kapacitetet hapësinore dhe teknike të IP "Qendra  kulturore informative ";

- Secili artist do të marrë 250 euro si kompensim autorial për ekspozitën;


- Në fund të qëndrimit do të organizohet një ekspozitë e dy artistëve me vepra arti të bëra gjatë qëndrimit në IP "Qendra  kulturore informative ";

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:


Aplikuesit duhet të sigurojnë në një dokument në formatin PDF:

- Letërnjoftimin ose pasaportën (kopja e skanuar);
- Biografi të shkurtër dhe portofol të plotë të veprave të artit;
- Propozim i shkurtër i projektit (një faqe A4);
-Dokumentacion grafik lidhur me qëndrimin.

Paraqitja për pjesëmarrjen e artistëve të interesuar bëhet direkt përmes faqes së internetit të projektit duke plotësuar aplikacionin në lidhjen e mëposhtme.

 

Afati i fundit për aplikim është 20 prill 2019.


Qyteti i Shkupit nga viti 2017 u bë partner në Kreart (Rrjeti i qyteteve për krijimtari artistike), që është rrjet evropian i përbërë nga qytete dhe institucione kulturore publike dhe private. Projekti ka për qëllim të përmbush nevojat specifike nga institucionet kulturore evropiane dhe artistët për të maksimizuar kontributin ekonomik, social dhe kulturor që artet pamore mund t'i bëjnë me mbështetje më të mirë për artistët, menaxherët, industrinë dhe publikun e gjerë, duke u mundësuar atyre që të krijojnë, ekspozojnë dhe kënaqen në veprat artistike, si dhe duke u mundësuar qasje në trajnime nëpërmjet seminareve, punëtorive dhe programe kërkimore. Udhëheqësi i projektit është qyteti Valladolid nga Spanja, dhe në projekti marrin pjesë 12 partnerë.