BIBLIOTEKË E RE LËVIZËSE – BIBLIOBUS 5.3.2019

 

Biblioteka e qytetit "Vëllezërit Milladinov” , me mbështetjen financiare të Qytetit të Shkupit ka blerë bibliotekë të re lëvizëse - Bibliobus.

Biblioteka lëvizëse - Bibliobus është automjet i përshtatur i pajisur me libra të destinuara për nxënësit dhe synon ta promovojë librin, qasjen në informata, zhvillimin e kulturës së leximit, si dhe krijimin e shprehisë për lexim tek fëmijët.

 


Bibliobusi viziton më shumë lagje periferike të Shkupit dhe shërben nxënës nga 19 shkolla në Marino, Mralino, Bunarxhik, Tekija, Mrshevci, Kuçevishte, Sopishte, Sushica, Orizari, Pripor, Konjare e poshtme, Dobri Doll, Pobozhje, Sonje, Orman, Çiflik, Lisiçe, Trubarevë dhe në Vollkovë.

 


Biblioteka lëvizëse punon pesë ditë në javë, nga shtatori deri në qershor, dhe i viziton shkollat ​​sipas një plani të caktuar paraprakisht. Me bibliobusin mundësohet qasje më e lehtë dhe popullarizimi i librit edhe në ato vende që janë larg nga bibliotekat qendrore dhe klonet. Nxënësit janë të liruar nga pagesa e amortizimit të librave të huazuara.