PËR SUBVENCIONIMIN E QYTETARËVE NË TERRITORIN E SHKUPIT PËR BLERJEN E BIÇIKLETAVE NË VITIN 2019 12.3.2019

Qyteti i Shkupit, me qëllim që të stimulojë qytetarët për përdorimin e biçikletave, qytetarëve të cilët do të blejnë biçikletë nga dita e shpalljes së Thirrjes publike 11.03.2019 deri më 30.06.2019, do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve të bëra për blerjen e biçikletës.

Mjetet që do t’i subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën prej 50% të vlerës së biçikletës, po jo më shumë se 3.000,00 denarë për person, me tatimin mbi të ardhurat personale të përfshirë.

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “i pari i arritur, i pari shërbehet“.

Një person mund të paraqesë vetëm një kërkesë për marrjen e subvencionit për blerjen e një biçiklete.

Aplikuesi duhet t’i plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • të jetë banor i Qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Baba, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare),
  • të mos ketë shfrytëzuar subvencion për blerjen e biçikletës nga Qyteti i Shkupit,
  • të blejë biçikletën nga dita e shpalljes së Thirrjes publike deri në shterimin e buxhetit të dedikuar për atë qëllim, por jo më vonë se 30.06.2019.

 

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve si dhe për dëshmimin se kushtet për pjesëmarrje janë plotësuar, aplikuesi deri te Qyteti i Shkupit duhet të depozitojë:

- kërkesë për subvencionim për blerjen e një biçiklete (Kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit ose të sigurohet nga faqja e internetit e Qytetit të Shkupit: www.skopje.gov.mk),

- dëshmi që është banor i qytetit të Shkupit, me depozitimin e kopjes së letërnjoftimit të vlefshëm të aplikuesit,

- fotokopje e llogarisë së transaksionit të aplikuesit

- deklaratë që aplikuesi deri tani nuk ka shfrytëzuar subvencion për blerjen e biçikletës nga Qyteti i Shkupit

- dëshmi se është realizuar blerja e biçikletës, me faturë fiskale origjinale ose faturë me certifikatë nga bankë afariste, me datë nga dita e shpalljes deri në ditën e përfundimit të Thirrjes publike.

 

Kërkesën për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2019, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët në zarf të mbyllur e depozitojnë pranë Komisionit përkatës, nëpërmjet Arkivit të Qytetit të Shkupit, në adresën bul. Ilinden nr. 82, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

-  Në zarf duhet të shënohet “Thirrje publike për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2019“

 

Thirrjen e plotë publike qytetarët mund ta gjejnë në linkun më poshtë