DRISLA ME KONCESIONER TË RI MENJËHERË PAS PËRFUNDIMIT TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE 13.3.2019

 

Këshilli i Qytetit të Shkupit e ndërpreu seancën e 30-të të sotme, e cila ishte caktuar me dy pika të rendit të ditës, lidhur me zgjedhjen e partnerit privat për kryerjen e veprimtarisë koncesionare dhe investim në Ndërmarrjen publike për deponimin e mbeturinave komunale "Drisla".

Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit Shilegov, i cili si arsye e theksoi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa zgjedhja e koncesionerit të ri do të bëhej pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

 

 

- Në periudhën e kaluar, e kemi analizuar me shumë kujdes situatën e përgjithshme me projektin “Drisla”, dhe kemi inspektuar të gjithë procedurën që nga fillimi deri në aktgjykimin e fundit gjyqësor. Lëndë e analizës ishin proceset, procedurat dhe vlerësimet që u kryen, ku u gjetën anomali serioze. Para jush është vendimi, i cili është i qartë dhe thotë se Qyteti i Shkupit duhet të ketë Konsorcium të udhëhequr nga "SCHOLZ AG" si partner në "Drisla". Unë jam i gatshëm kur do të hapet debati ta shpjegojë plotësisht analizën, për atë se ku janë bërë gabime në procesin e kaluar dhe evoluimet dhe pse i gjithë procesi është i ngatërruar aq sa është. Ajo që është e sigurt është se, më në fund, Qyteti i Shkupit do të fitojë kapacitet dhe një deponi siç i ka hije, dhe mbi të gjitha një kapacitet që do të gjenerojë të ardhura. Dua që ta nxjerr procesin tërësisht nga kontroverset ligjore që e kanë ndjekur që nga fillimi. Në momentin  kur e dorëzuam këtë pikë para jush, u ngritën disa dilema, dhe pasi që janë shpallur zgjedhjet për president, unë propozoj që ta ndërprejmë seancën dhe të bëjmë zgjedhjen menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

Ai tha se u është dhënë urdhër shërbimeve për procedurën për ndërprejen e marrëveshjes me konsorciumin FCL AMBIENTE SRL dhe UNIECO SCC COOP nga Republika e Italisë dhe se në periudhën deri sa nuk zgjedhet koncesioner i ri, Qyteti i Shkupit do të marrë përsipër menaxhimin e Ndërmarrjes Publike për deponimim e mbeturinave komunale "Drisla" - Shkup.