REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË NJË PJESË TË BULEVARDIT KRISTIAN TODOROVSKI KARPOSH 19.3.2019

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se nga nesër (20.03.2019, e mërkurë) prej në ora 07:00 do të mbyllet plotësisht për komunikacion pjesa e bulevardit Kristian Todorovski Karposh prej te rruga Ferid Bajram deri te rruga Boca Ivanova për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin e rrugës. Gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore, trafiku në këtë pjesë të qytetit do të rikahëzohet nëpër rrjetin rrugor përreth.

Trafikun në këtë pjesë të qytetit derisa të zgjasin aktivitetet ndërtimore do ta rregullojnë  zyrtarë të uniformuar të policisë ose zyrtarë tjerë të autorizuar. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t'i përmbahen dhe ta respektojnë regjimin e vendosur përkohësisht të trafikut dhe sinjalizimin e vendosur në këtë rrugë, si dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.