VITI 2018 I SUKSESSHËM PËR NP “PARKINGU I QYTETIT” 19.3.2019

Ndërmarrja publike "Parkingu i Qytetit", që menaxhon me parkingjet në kompetencë të Qytetit të Shkupit, ka arritur rezultate pozitive në punën financiare në vitin 2018. Bilanci i suksesit në raportin vjetor të kësaj ndërmarrje tregon se të ardhurat nga parkingjet  publike në vitin 2018 janë rritur me 8.63% krahasuar me vitin e kaluar. Me fjalë të tjera, NP "Parkingu i Qytetit" në vitin 2018 nga parkingjet publike ka fituar 147.115.268 denarë, që është 11.686.703 denarë më shumë se në vitin 2017.

Rritje më të madhe të të ardhurave ndërmarrja ka pasur në pjesën e parkimit zonal, ndërsa të ardhurat nga parkingjet e mbyllura dhe garazhet në kate kanë mbetur pothuajse të pandryshuara krahasuar me vitin e kaluar.

Mënyra më e preferuar për të paguar parkingun për qytetarët e Shkupit është pagesa përmes SMS porosisë, për shkak të thjeshtësisë dhe shpejtësisë me të cilën bëhet pagesa.

NP "Parkingu i Qytetit" ka shënuar rritje të të ardhurave edhe në sektorin e “Merimangës”, respektivisht  në vitin 2018, ky sektor ka realizuar të ardhura prej 25,213,459 denarë, që është 11,61% më shumë se vitin e kaluar.

Në konkluzionin e raportit vjetor të ndërmarrjes, thuhet  se fitimin që kjo ndërmarrje e ka realizuar në fund të vitit 2018 është 13,984,799 denarë. Sipas këtij raporti, fitimi i ndërmarrjes i realizuar në vitin 2018 është rezultat i rritjes së të ardhurave në sektorët e parkingjeve publike dhe “Merimangës”, si dhe kontrollin e shpenzimeve.

Treguesit pozitivë të raportit tregojnë se ndërmarrja publike po punon në mënyrë aktive për të vendosur rend me parkimin në qytet gjë që është e domosdoshme për arritjen e qëllimit përfundimtar, e kjo është lëvizja e qëndrueshme urbane dhe trafiku i sigurt në Shkup.