U SHPALL KONKURSI PËR KONTRIBUT MË TË MADH PËR MJEDISIN JETËSOR PËR VITIN 2019 21.3.2019

Në suaza të aksionit tradicional të Qytetit të Shkupit “Ditët e pranverës – Ditët e ekologjisë”, Qyteti i Shkupit  e shpalli Konkursin publik për zgjedhjen e kompanisë më ekologjike, kontribut më të madh në fushën e ambientit jetësorë, oborr më të rregulluar (oborre të banimit individual, oborre të banimit kolektiv dhe të institucioneve, firmave ose objekteve afariste si dhe për vizatim më të bukur dhe përpilim të punimit më të mirë në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

 

Sipas kushteve të Konkursit Qyteti i Shkupit do zgjedh:

 

  1. Kompani më ekologjike (firmës që me sukses zbaton standardin  ISO 14001 dhe jep kontribut për ruajtjen e ambientit jetësorë);
  2. Kontribut më të madh në fushën e ambientit jetësorë (persona juridik dhe / ose fizik të cilët me aktivitetet dhe orvatjet e tyre, kanë kontribuuar për ruajtjen dhe avancimin e ambientit jetësorë në qytetin e Shkupit, në kuptim të mbrojtjes së mediumeve të ambientit jetësorë, zvogëlimin e shfrytëzimit të llojeve jo përtëritëse të energjisë etj.);
  3. Oborri më të rregulluar (oborre të banimit individual, oborre të banimit kolektiv dhe të institucioneve, firmave ose objekteve afariste);
  4. Përpilim të punimit më të mirë në temën e ekologjisë (për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme);
  5. Vizatim më të bukur në temën e ekologjisë (për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme).

 

Fletëparaqitjet e qytetarëve të interesuar, organizatat joqeveritare, institucionet publike, ndërmarrjet dhe personat tjerë fizik dhe juridik, të dorëzohen përmes postës në adresën vijuese: Qyteti i Shkupit, Sektori për ambient jetësorë dhe të natyrës, bul. “Ilinden” nr. 82, ose në arkivin e Qytetit, mund të drejtohen edhe në telefonin 02/3297-273.

Për dy kategoritë e para, është paraparë çmimi në shumë prej 45.000 denarë.

Për kategorinë e tretë, për oborrin më të bukur, janë paraparë tre çmime (banim individual, banim kolektiv dhe çmimi për institucionet, firmat ose objektet afariste), në shumë prej 40.000 denarë për secilën nën kategori.

Për kategorinë e katër, janë të parapara dy çmime, një për nxënësit e shkollave fillore dhe një për nxënësit e shkollave të mesme, në shumë prej 10.000 denarë për secilën nën kategori.

Për kategorinë e pestë, janë të parapara dy çmime, një për nxënësit e shkollave fillore dhe një për nxënësit e shkollave të mesme, me nga 10.000 denarë për secilën nën kategori.

Shqyrtimi i fletëparaqitjeve të dërguara dhe përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga komisioni përkatës, të cilin Qyteti i Shkupit do ta formojë nga radhët e përfaqësuesve të punonjësve nga sektorët e Qytetit të Shkupit dhe nga organizatat joqeveritare.

Paraqitja në këtë konkurs zgjat deri më 15 maj të vitit 2019.