SHILEGOV: KËTË PRANVERË DO TË MBILLEN 1.200 FIDANË NË TË GJITHA KOMUNAT E SHKUPIT 21.3.2019

 

Sot, në ditën e parë të pranverës, ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërime" simbolikisht mbollën 10 fidanë dekorativ të llojeve tuja rozentalis dhe acer dhe 1.200  lule të llojit viola  në oborrin e shkollës fillore "Mirçe Acev" në komunën e Gjorçe Petrovit. Në aksionin për mbjelljen e fidanëve morën pjesë kryetari Petre Shilegov, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandër Naumovski, drejtori  i NP "Parqe dhe gjelbërime" Ardian Muça dhe shumë nxënës të kësaj shkolle.

 

- Është duke vijuar rregullimi pranveror i sipërfaqeve të gjelbra publike në qytet. Këtë pranverë planifikohet të mbillen më shumë se 1.200 fidanë gjetherënës të cilësisë së lartë në të gjitha komunat e Shkupit. Po punojmë gjithashtu në  rinovimin e gjelbërimit të mesëm në bulevardet e qytetit. Qyteti nga kjo pranverë do të jetë më i pasur për disa parqe të reja, formimi i të cilave është në zhvillim - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

Këto ditë po punojmë në rregullimin e parkut të ri Ibni Pajko, pas ndërtesës së Filarmonisë, në rinovimin e sipërfaqeve të gjelbra në Qendër dhe Karposh në bulevardin Aradhat partizane, në parqet në bulevardin Ekspedita e Shkurtit, në bulevardin Serbia në Aerodrom, në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë, në rrugën Brigada e dytë maqedonase në Çair, si dhe në parkun në afërsi të konviktit studentor "Kuzman Josifovski Pitu".

 

 

Kryetari Shilegov shtoi se mbjellja mbetet në krye të prioriteteve të Qytetit të Shkupit dhe se kthimi i gjelbërimit në qytet e përmirëson mjedisin jetësor dhe cilësinë e ajrit.