REGJIMI I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË KATËR SEKSIONE RRUGORE NË SHKUP 29.3.2019

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se të dielën (31.03.2019) ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" do të vendosin shenja të komunikacionit me përmbajtje të ndryshueshme (VMS) në bulevardin Boris Trajkovski, në hyrje të ish fabrikës "Staklarnica" në magjistralen e  Adriatikut tek mbikalimi për Vizbeg dhe në bulevardin e sapondërtuar Hristian  Todorovski Karposh në Butel, ndërkaq do të shënohet edhe sinjalizimi horizontal i trafikut në kryqëzimin e rrugës Kozle me rrugën Bradforska.
 
Për këtë arsye, në këto katër lokacione do të ketë regjim të përkohshëm të trafikut me ndërprerje të shkurtra të trafikut. Punimet do të kryhen në periudhën nga ora 7:30 deri në 15:00.
 
Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve ta respektojnë sinjalizimin e vendosur në këto lokacione dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.