SHILEGOV: MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR ËSHTË FUSHË ME MUNDËSI TË HAPURA PËR BASHKËPUNIM 2.4.2019

 

 

 

Kryetari Shilegov sot mori pjesë dhe u drejtua në forumin e biznesit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke, që po mbahet në ambientet e hotelit “Hilton”.

 

 

 

 

- Mbrojtja e mjedisit jetësor për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht  për Qytetin e Shkupit paraqet një fushë të madhe ku ka shumë mundësi të hapura për bashkëpunim. Më gëzon fakti që shumë kompani çeke tregojnë interes për të investuar në Shkup. Kjo është një pikënisje e mirë dhe mundësi për ndërtimin e partneriteteve të reja strategjike në pjesën e zgjidhjeve për transportin dhe infrastrukturën e transportit, menaxhimin me mbeturinat, menaxhimin me  resurset e ujit, teknologjitë mbrojtëse ekologjike dhe të ngjashme. Si kryetar, me  administratën e qytetit u qëndrojmë në dispozicion të gjitha kompanive të interesuara për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për t'u njohur në mënyrë  më të afërt dhe më të detajuar me mundësitë për bashkëpunim në sferat me interes të përbashkët për kompanitë çeke dhe për qytetarët për të cilët punojmë - tha sot Shilegov.

 

 

 

 

Ai shtoi se në pjesën e punës të këtij forumi do të hapen shumë mundësi të reja për të gjithë dhe theksoi se potenciali për bashkëpunim në të ardhmen është aq i madh sa nuk lë hapësirë ​​për asgjë tjetër pos për sukses. Shilegov falënderoi Ambasadën e Republikës Çeke dhe ambasadorin Miroslav Toman për mundësinë për të marrë pjesë në këtë forum, si dhe Lidhjen e odave ekonomike dhe Konfederatën e industrisë të Republikës Çeke.