AKTIVITETET PËR MUAJIN PRILL NË PROJEKTIN EVROPIAN "KREART" 3.4.2019

Qyteti i Shkupit si partner në projektin "KREART" me krenari mund të publikojë se cilësia e krijimtarisë të artistëve tanë/kuratorët do të jetë i dukshëm jashtë kufijve të vendit tonë.

Për kurator i “Ekspozitës evropiane" në temën “Hapësira e tretë" që do të mbahet në tri qytete evropiane, duke filluar më 22 maj në Zagreb, Kroaci, Klermont-Ferand, Francë, dhe Leçe – Itali u zgjodh JovankaPopova nga Shkupi e cila kishte për detyrë t'i zgjedh artistët të cilët do të ekspozojnë dhe vendosnin ekspozitën në të gjitha qytetet.

Artistët nga Shkupi, të përzgjedhur në Thirrjen e hapur, të cilët do të prezantohen në këto tri qytete janë GjorgjeJovanoviç dhe OliverMusovic.

Artisti në qëndrim (Artist in residence), i cili do të banojë dhe punon një muaj në Kaunas Lituani u zgjodh Verim Zendeli nga Shkupi, i cili pas përfundimit të veprave artistike do të ketë ekspozitë të përbashkët me artistë të tjerë nga qytetet e tjera evropiane.

Për artist në qëndrim (Artist in residence) që do të qëndrojë një muaj në Linz Austri i cili pas përfundimit të veprave artistike do të ketë ekspozitë është zgjedh IvonaTriçkovska Shkup.

Artistët do të kenë mundësinë të ekspozojnë dhe të kënaqen në veprat e artit, të shkëmbejnë përvojat, dhe të maksimizojnë kontributin kulturor të artit vizual.

Qyteti i Shkupit ua ka dhënë mbështetjen të gjithë artistëve dhe i fton dhe inkurajon të gjithë artistët e interesuar për të ndjekur thirrjet e hapura në veb-faqen https://creart2-eu.org/open-calls  dhe të aplikojnë me porosinë se gjithmonë do ta kenë mbështetjen nga ana jonë.