PROPOZIM STRATEGJIA PËR BASHKËPUNIM ME SHOQATAT QYTETARE DHE FONDACIONET 2019-2021 9.4.2019

Grupi punues i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me SEGHolding, janë duke përgatitur Strategjinë e tretë për bashkëpunim me shoqatat qytetare dhe fondacionet me kornizë kohore 2019-2021.

Në procesin e përgatitjes së projekt-versionittë Strategjisë së re, grupi i punës bëri një analizë të punës së deritanishme të Qytetit të Shkupit me shoqatat qytetare, realizoi disa anketa dhe pyetësorë, bëri revizion të strategjisë së mëparshme dhe ka mbajtur takim të përbashkët me organizatat e shoqatave qytetareqë kanë treguar interes për pjesëmarrje, si dhe takime pune me administratën e qytetit.

Me qëllim që të arrihet transparencë më e madhe dhe përfshirja e publikut në sjelljen e vendimeve, Qyteti i Shkupit e publikoi projekt-strategjinë për bashkëpunim me shoqatat qytetare dhe fondacionet 2019-2021 në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit dhe i fton qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara në 7 ditë e ardhme t'i paraqesin vërejtjet, sugjerimet, kritikat dhe komentet e tyre në adresat e mëposhtme elektronike:

 contact@seg-holding.com

 Saso.Mitrov@skopje.gov.mk

 Linku për projekt-strategjinë për bashkëpunim me shoqatat qytetare dhe fondacionet 2019-2021:

http://www.skopje.gov.mk/Uploads/Strategii/Strategija%20na%20Grad%20Skopje%20za%20sorabotka%20so%20GO.pdf



Propozim - versioni do të jetë në dispozicion për komente 7 ditë, pastaj është planifikuar takim përfundimtar me organizatat e shoqatave qytetaredhe një pjesë të administratës së qytetit, në të cilin gjithashtu pjesëmarrësit do të mund t'i paraqesin pikëpamjet e tyre për përcaktimet strategjike të Qytetit të Shkupit në këtë sferë, dhe pastaj do t'i qasen formësimit të dokumentit përfundimtar, i cili duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.