PËRMBAJTJE E RE PËR VIZITORËT E PARKUT TË QYTETIT NË SHKUP 15.4.2019

 

 

 

Kryetari Shilegov u takua sot me një grup vullnetarësh nga qyteti Bon,Gjermani të cilët gjatë ditëve të kaluara kanë punuar në krijimin e këndit të ri dhe instalacionit në pjesën e parë të Parkut të Qytetit.

 

 

 

Këndi i ri në Parkun e qytetit përbëhet nga një shteg rrethor me material të llojeve të ndryshme: copa të drurit, gurë natyror, kalldrëm, pllaka të betonit dhe materiale të tjera që përmirësojnë qarkullimin respektivisht që do të duhet ta nxisin lëvizjen, t'i aktivizojnë shqisat, dhe me këtë të japin efekt të mirë shëndetësor te fëmijët. Ideja është fëmijët të ecin dhe të shkelin zbathur ndërsa te shtegu do të vendoset edhe dollap për këpucë. Në mes të këndit do të vendoset orë dielli ku përmes hijes së fëmijës do të mund të shihet sa është ora.

 

 

 

 

Shilegovi iu falënderua Antje Kaller (Antje Kahlert) dhe Nikllas Rot (Niklas Rott), konsulentë nga Departamenti për financim në Qytetin e Bonit, të cilët punuan në këtë projekt. Vizita e tyre e parë në Shkup ishte vitin e kaluar me pesë edukatorë të tjerë, të cilët menduan së bashku për krijimin e një projekti kreativ në qytet. Në realizimin e kësaj  përmbajtje të re interesante ishin të përfshirë shtatë trajnerë, vullnetarë profesionale, punonjës në fushën e teatrit, kopshtari dhe hortikulturë në Qytetin e Bonit, si dhe përfaqësuesit e NP "Rrugë dhe rrugica" dhe NP "Parqe dhe gjelbërimi".

 

 

 

Qyteti i Shkupit dhe Qyteti i Bonit bashkëpunojnë nga viti 2015 nëpërmjet projekteve si Erasmus Plus dhe " Nice to work with you!". Bashkëpunimi bazohet në idenë se si Qyteti i Shkupit të promovohet në turizmin urban.