GARAT E SHKOLLAVE TË MESME FAJNLL FOR PËR VITIN SHKOLLOR 2018/2019 15.4.2019

 

Në garat finale të qytetit FAJNLL FOR,  të cilat po mbahen sot (15 prill) në qendrën sportive Boris Trajkovski në volejboll - konkurrencën e femrave ishte i pranishëm Kryetari Shilegov.

Ekipet e shkollave të mesme morën pjesë në 8 liga, gjegjësisht në katër sportet kolektive: hendboll, volejboll, basketboll dhe futsall për meshkuj dhe femra.

 

 

- Qyteti i Shkupit do t'i mbështesë gjithmonë nxënësit, nevojat dhe dëshirat e tyre. Me qëllim të rritjes së motivimit të rinjve dhe sportistëve të talentuar - nxënës të shkollave të mesme, Qyteti ndau bursa për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit dhe këtë vit ndau 105 bursa (vitin e kaluar 100) në vlerë prej 3.000 denarë në muaj për 8 muaj të siguruara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Ekipet më të mira nga ligat e shkollave të mesme këtë vit do të shkojnë në Podgoricë në muajin maj - tha Shilegov.

Me qëllim të inkurajimit dhe shpërblimit të sportit në shkollat e mesme, Qyteti siguroi mjete të destinuara për të vizituar reprezentacionet më të mira të shkollave të mesme në sportet kolektive në një nga qytetet e binjakëzuar të Qytetit të Shkupit.

 

 

Deri më tani, nxënësit e shkollave të mesme kanë pasur vizita të suksesshme në Stamboll, Nish, Zagreb, Lubjanë, Sofje, Beograd dhe Nirnberg, ndërsa këtë vit Qyteti i Shkupit ka siguruar mjete buxhetore për vizitë në qytetin e binjakëzuar Podgoricë të Malit të Zi, për ekipet më të mira të shkollave të mesme në futsal, volejboll, hendboll dhe basketboll, në konkurrencën e vajzave dhe djemve.

 

 

Gjatë këtij viti shkollor në sistemin e garave të shkollave të mesme në Shkup morën pjesë 245 ekipe dhe u mbajtën mbi 1. 000 gara, ku u përfshin rreth 7.000 nxënës nga 29 shkolla të mesme në Shkup. Për organizimin dhe realizimin e sportit shkollor në Shkup, Qyteti i Shkupit ka ndarë 3.500.000 denarë këtë vit.

 

 

Në ndeshjet finale, ekipet më të mira ishin:

Në futsall –meshkuj:


Vendi i parë: SHMQSH "Cvetan Dimov"
Vendi i dytë:  "Metodi Mitevski - Brico"
Vendi i tretë: SHMQSH "8 shtatorI"


Në futsall - femra:
Vendi i parë:  "Metodi Mitevski - Brico"
Vendi i dytë: Shmqsh "Josip Broz - Tito"
Vendi i tretë: SHMQSH "Zef Lush Marku

 

 

Në hendboll - meshkujt:
Vendi i parë: SHMQSH "Dr. Pance Karagjozov"

Vendi i dytë: "Metodi Mitevski - Brico"
Vendi i tretë: SHMQSH "Nikola Karev"


Në hendboll - femra:
Vendi i pare: SHMQSH "Nikola Karev"

Vendi i dytë:  "Metodi Mitevski - Brico"
Vendi i tretë: SHMQSH "Vasil Antevski - Dren"

 

Në basketboll - meshkuj:

Vendi i pare: SHMQSH "Orce Nikolov"
Vendi i dytë: SHMQSH "Nikola Karev"
Vendi i tretë:  "Metodi Mitevski - Brico"


Në basketboll - femra:
Vendi i pare: SHMQSH "Orce Nikolov"

Vendi i dytë: SHMQSH "Nikola Karev"
Vendi i tretë: SHMQSH "Josip Broz - Tito"


Në volejboll - meshkuj:
Vendi i parë:  "Metodi Mitevski - Brico"

Vendi i dytë: SHMQSH "Zef Lush Marku"
Vendi i tretë: SHMQSH "Orce Nikolov” 

 

Në volejboll - femra:
Vendi i pare: SHMQSH "Rade Jovçevski - Korçagin"

Vendi i dytë: SHMQSH "Josip Broz - Tito"
Vendi i tretë: SHMQSH "Orce Nikolov".