VAZHDON SUBVENCIONIMI PËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETA 16.4.2019

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se mund t'i shfrytëzojnë subvencionet për blerjen e stufave me peleta për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë blerjes së stufave. Në thirrjen publike që Qyteti i Shkupit i e publikoi më 31.01.2019 dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor 2019, deri tani janë paraqitur 273 qytetarë

Me këtë thirrje publike Qyteti i Shkupit qytetarëve të cilët kanë blerë stufa me nga dita 07.11.2018, do t’u sigurojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve për furnizimin e stufave me peleta në lartësinë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me përfshirjen e tatimit personal të të ardhurave për amvisëri.  Qyteti i Shkupit, e shpalli thirrjen publike me qëllim stimulimin e banorëve të Qytetit të Shkupit (amvisëritë) për shfrytëzimin e lëndëve djegëse më të pastra dhe të stufave më cilësore për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat karakterizohen me efikasitet më të lartë energjetik dhe me emetime më të ulëta në ajër

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’ dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor të vitit 2019 ose deri në përfundimin mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit të dedikuara për këtë qëllim

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë Thirrje publike kanë banorët e qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel, Saraj), të cilët do të blejnë stufa me peleta për ngrohjen e amvisërive të tyre (ambientit të tyre banesorë) nga data 07.11.2018 deri në ditën e përfundimit të thirrjes dhe do të dorëzojnë kërkesën për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të stufave me peleta. Në Thirrjen publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë banorët ( amvisëritë) që kanë objekte banesore me lidhje në ngrohjen qendrore të qytetit, pa marrë parasysh nëse e shfrytëzojnë atë, si dhe banorët (amvisëritë) pronarë të objekteve banesore të cilat janë akoma në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në to.

Qytetarët kërkesën së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, duhet ta dorëzojë në zarf të mbyllur deri te “Komisioni për realizimin e procedurës për subvencionim të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për furnizimin e stufës me peleta” në arkivin e Qyteti i Shkupit, në adresën bul. Ilinden nr. 82, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 15:00

Thirrjen publike mund ta shikoni ne lidhjen e internetit.