MBI 500 PJESËMARRËS NË ROLERIADËN 2019 17.4.2019

 

   

 

Lana Naceva nga shkolla fillore "Johan Hajnrih Pestaloci" në konkurrencën e femrave dhe Aleksej Nelepa nga shkolla fillore "Ljuben Lape" në konkurrencën e meshkujve janë fituesit e garës së njohur "Gara me rroshulla 2019", e cila sot u mbajt në bulevardin Ilinden.

 

   

Në garën me rroshulla  morën pjesë mbi 500 nxënës nga tridhjetë shkolla fillore nga Shkupi dhe rrethina e tij. Pjesëmarrësit u nisën nga pjesa e përparme e shatërvanit "Lule Lotusi" dhe vazhduan përgjatë bulevardit Ilinden deri te udhëkryqi me rrugën Nikolla Teslla dhe u kthyen përsëri te caku.

 

 

   

 

- Më vjen mirë që QKF ka organizuar për herë të tetë Rolleriadën, manifestim në të cilin marrin pjesë nxënës nga më shumë se 30 shkolla fillore në Shkup dhe rrethina e tij. Qyteti i Shkupit stimulon mënyrën sportive të jetesës dhe mënyrën e ndryshme të lëvizjes e praktikoj edhe unë. Në këtë garë le të fitojnë më të mirë - tha kryetari Shilegov në hapjen e garës.

Në Roleriadë u ndanë 3 shpërblime për pjesëmarrësit më të suksesshëm në kategorinë e vajzave dhe djemve. Te caku të parët arritën: 

 

Në kategorinë e femrave: 

 

Vendi i parë– Lana Naceva, SHF "Johan Hajnrih Pestaloci"

Vendi i dytë  – Ivana Vasileva, SHF “Qiril dhe Metodi”

Vendi i tretë – Mihaella Arsiç, SHF “Аleksandri i Maqedonisë“

 

Në kategorinë e meshkujve: 

 

Vendi i parë– Aleksej Nelepa , SHF “ Ljuben Lape”

Vendi i dytë  – Damjan Peshevski, SHF „Aleksandri i Maqedonisë“

Vendi i tretë – Damjan Zengovski, SHF “Aco Shopov”“

 

Garën me rroshulla “Ngasim drejt të ardhmes” e organizon Qendra kulturore e fëmijëve “Karposh” me mbështetjen e Qytetit të Shkupit, ndërkaq këtë vit kjo garë u mbajt për herë të tetë.