VAZHDON SUBVENCIONIMI PËR BLERJEN E KONDICIONERËVE INVERTER 18.4.2019

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se është duke vijuar subvencionimi për blerjen e kondicionerëve inverterë dhe se mund të kompensojnë një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë blerjes së tyre. Në thirrjen publike që Qyteti i Shkupit e publikoi në muajin mars deri tani janë paraqitur 840 qytetarë

 

 

Me këtë thirrje përfshihen të gjithë kondicionerët inverter që janë blerë nga data 1 janar 2019. Lartësia e subvencionit do të jetë 50% prej vlerës së pajisjes, tatimin mbi të ardhurat personale të përfshirë për amvisëri dhe thirrja do të zgjasë deri më 30 nëntor 2019 ose deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim. Thirrja publike do të realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë shërbehet i pari“.

Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë banorët e qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Gazi Baba, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel, Saraj) të cilët kanë blerë pajisje kondicionerë inverter për ngrohje për amvisërinë e tyre (objekt banimi) në periudhën nga 01.01. deri më 30.11.2019 dhe do të depozitojnë kërkesë për kompensimin e një pjese të shpenzimeve.

Në Thirrjen publike nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi me lidhje në ngrohjen qendrore të qytetit pa marrë parasysh nëse atë e shfrytëzojnë apo jo, që kanë mundësi për lidhje në sistemin për ngrohje qendrore si dhe banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në të njëjtin.

 

Aplikuesi kërkesën së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, duhet ta dorëzojë në zarf të mbyllur deri te “Komisioni për realizimin e procedurës për subvencionim të qytetarëve për furnizimin e pajisjeve më bashkëkohore për ngrohje, për vitin 2019” në arkivin e Qyteti i Shkupit, në adresën bul. Ilinden nr.82, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 15:00.

 

Qyteti i Shkupit, e shpalli thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen  inverterëve si një nga masat kundër ndotjes së ajrit.

Thirrjen e plotë me kushtet dhe kriteriumet për aplikimin e qytetarëve mund ta shikoni në lidhjen e internetit si më poshtë:

http://www.skopje.gov.mk/Uploads/JavenPovik/%D0%88%D0%B0%D0%B2%D0%B5%D0%BD%20%D0%BF%D0%BE%D0%B2%D0%B8%D0%BA%20%20%D0%B8%D0%BD%D0%B2%D0%B5%D1%80%D1%82%D0%BE%D1%80%D0%B8-alb.pdf 

 

Gjithashtu, janë duke vijuar edhe thirrjet publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e stufave me peleta dhe biçikletave.